LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Deri në fund të majit, ligji që zvogëlon numrin e ministrave dhe zëvendësit e tyre (Video)

Tahiri: Deri në fund të majit, ligji që zvogëlon numrin e ministrave dhe zëvendësit e tyre (Video)

Ligji i cili përcakton kufizimet e ministrive, pritet që në maj të kalojë në Qeveri. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri. Mirëpo njohësit e rrethanve politike thonë se një ligj i tillë mund të hyjë në fuqi vetëm pas përfundimit të mandatit të qeverisë aktuale.

Kosova pritet që shumë shpejt ta ketë edhe Ligjin për Qeverinë.

Sipas kryesuesit të Komisionit për hartimin e këtij projektligji, Besnik Tahiri, ky ligj pritet të miratohet në Qeveri deri në fund të muajit maj.


“Ligji pritet të kaloj shpejt. Brenda dy apo tri javësh do të përmbyllet në konsultimin e brendshëm, do të vendoset në konsultim publik dhe pastaj do të kalojë në Qeveri. Kjo po shpresoj se do të ndodh deri në fund të majit”, tha Besnik Tahiri.

Megjithatë, ai nuk dha ndonjë shifër se sa do të mund të ishte numri i ministrive pas miratimit të këtij ligji. Veçse  thotë se do të ketë numër më të vogël  të ministrive, e  sidomos të zëvndësministrave.

“Ligji për Qeverinë është në fazën përfundimtare. Nesër në orën 10 e kemi takimin e grupit punues ku do të diskutojmë draftin, elementet kyçe të këtij ligji. Ajo që mund të konfirmojë është se Ligji për qeverinë do të sanksionoj numrin e ministrive, pra do të zvogëlojë numrin e ministrave dhe zëvendësministrave dhe në të njëjtën kohë do të përcaktojë shumë saktë detyrat dhe përgjegjësitë e ministrive dhe vetë kryeministrisë”, tha Tahiri.

Njohësi i zhvillimeve politike, Armend Muja, thotë se vendit i nevojiten jo më shumë se  12 ministri. Muja shprehet se një ligj i tillë mund të bëhet, mirëpo vetëm pas përfundimit të mandatit të qeverisë aktuale.

“Kjo mund të bëhet si ligj, mirëpo hyrja në fuqi e këtij ligji mund të bëhet vetëm në zgjedhjet pasuese”, tha Armend Muja.

Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj, ka 21 ministri dhe mbi 70 zëvendësministra./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori