Komuna e Gjilanit ka pranuar sot zyrtarisht një automjet për Njësitin e Zjarrfikësve, donacion nga shteti i Zvicres.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit, e ka falënderuar komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Bereck-Au-Herrbrugg, Markus Koppel dhe bashkatdhetarët për këtë donacion, duke thënë se kjo do ta lehtësoj shumë punën sa i përket intervenimeve.
“Në emër të qytetarëve të Gjilanit, e falënderoj z. Koppel dhe këtë Njësit të Zjarrfikësve për këtë donacion tepër të rëndësishëm për dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjatë viteve të kaluara për spitalin regjional e sektorët tjerë. I falënderoj edhe bashkatdhetarët tanë, Besimin dhe Labinotin për kujdesin ndaj Gjilanit. Komuna i ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit. Ne tashmë kemi vendosur një partneritet me zjarrfikësit e këtyre tri komunave dhe do të punojmë që në të ardhmen t’i pajisim me mjete pune zjarrfikësit tanë për të qenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Haziri.
Sipas njoftimit për media, komandanti i zjarrfikësve, Markus Koppel, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke iu dëshiruar suksese zjarrfikësve të Gjilanit me këtë automjet.
Besim Aliu, bashkatdhetar nga Zvicra, ka thënë se duke parë nevojën e zjarrfikësve të Gjilanit për një automjet të tillë, kanë bërë përpjekje për ta siguruar atë, duke shprehsuar që ta shohin Gjilanin dhe Kosovën sa më mirë.
Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta mbështesin Gjilanin në shumë fusha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë