LAJMI I FUNDIT:

​Mustafa për Bajram Kelmendin: Punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb

​Mustafa për Bajram Kelmendin: Punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb

Në 20 vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastrioti dhe Kushtrimi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se ata u rrëmbyen dhe më pas u ekzekutuan.

Sipas Mustafës, Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb.

Shkrimi i tij i plotë:


“Sot, po bëhen 20 vite kur regjimi kriminal serb i kidnapoi më pas i ekzekutoi, avokatin më të dalluar të Kosovës Bajram Kelmendin dhe dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve.

Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb. Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe ofrimi i të gjitha fakteve për Tribunalin e Hagës ishte aktivitet i Bajram Kelmendit.

Bajram Kelmendi poashtu la gjurmë të pashlyeshme si aktivist dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Familja Kelmendi me veprën sublime dhe aktivitetin e tyre politik dhe atdhetar do të përkujtohen gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së avokatit Bajram Kelmendi. Lavdi për djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.”

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori