Ndasitë e thella në aspektin social, komunikimi i tepërt në rrjetet sociale si dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve, janë shkaqet kryesore që kanë çuar në rritjen e ngacmimeve si dukuri, që në vete përmban fyerjen dhe kërcënimet në formë të vazhdueshme në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të një hulumtimi të realizuar nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, ka dalë në pah se pothuajse çdo i dyti nxënës ka qenë pre e ngacmimit.
“Në bazë të hulumtimit që kemi realizuar duke anketuar rreth 2 mijë nxënës të shkollave të mesme nga mosha 15 deri në moshën 19 vjeçare, 44 për qind e tyre janë shprehur se kanë qenë pre e ngacmimit dhe sipas të gjitha gjasave kjo tendencë shkon në rritje”.
“Gjithashtu mund të themi se ngacmimi shndërrohet në një sjellje rutinë për nxënësit. 79% e nxënësve të anketuar vlerësojnë se më i pranishëm është ngacmimi i padukshëm, ose psikik edhe atë më shumë në relacionin mësimdhënës – nxënës por edhe midis vetë nxënësve”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Blendi Hodai kryetar i Unionit të Nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë, duke shtuar se kjo dukuri paraqet rrezik për ardhmërinë e nxënësve të cilët më vonë gjatë jetës mund të përballen me pasoja serioze, sidomos në aspektin emocional.
Por, sociologët e shkollave problemin e kanë adresuar në mungesën e komunikimit në relacionin prind nxënës dhe lirinë e tepërt që ua japin prindërit fëmijëve të tyre në raport me komunikimin në rrjetet sociale, prej ku në raste të shumta buron një kulturë e vrazhdë e komunikimit.
Ndërkaq, Naser Miftari profesor në gjimnazin e Shkupit “Zef Lush Marku”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ngacmimi shfaqet si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të rrjeteve sociale.
Miftari thotë se mediat duhet të luajnë një rol sensibilizues veçanërisht për vetëdijesimin e prindërve sa i përket ngacmimit mes të rinjve.
“Mendoj se mediumet mund të kontribuojnë shumë në të mirë ndaj gjithë kësaj qe ne e quajmë luftë kundër ngacmimit, por duhet cekur se në shumë raste këto mediume vetë paraqesin burim edhe atë të fuqishëm të bulizmit mes nxënësve.
Do të thotë ngritja e vetëdijes është e patjetërsueshme për ngritjen e vetëdijes nga pasojat e shfaqjes së kësaj dukurie.
“Duhet të punohet më shumë në ndërgjegjësimin e mbi çfarë është ngacmimi, si ndikon tek fëmijët, cilat janë pasojat e tij dhe si të parandalohet”, thotë Naser Miftari.
Nga Drejtoria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut thonë se kanë mbështetur shumë projekte për ndërgjegjësimin e nxënësve, mësimdhënësve, por edhe prindërve për detektimin e kësaj dukurie duke theksuar se për të pasur sukses lufta kundër ngacmimit, duhet një bashkëpunim i fuqishëm mes këtyre tri hallkave.
Ndërkaq, Ilia Acevski, sociolog, thotë se institucionet arsimore duhet t’i qasen me shumë seriozitet këtij problemi. Acevski thekson se një gjë duhet kuptuar se “fjalët godasin” po aq sa lëndon goditja fizike, madje edhe më shumë.
“Ngacmimi në moshën më të re transferohet në injorim, në mungesë të kulturës elementare të komunikimit”.
“Kjo dukuri duhet trajtuar me shumë profesionalizëm nga ana e institucioneve arsimore sepse pasojat barten në zhvillimin e mëtejshëm të individit”, thotë Acevski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos