LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin e Bullgarisë, e falënderon për kontributin e tij në Kosovë

Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin e Bullgarisë, e falënderon për kontributin e tij në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, ka thënë se Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ambasadorit  Danatchev i ka shprehur konsideratat për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.


Ndër të tjera Haradinaj ka shkruar se me ambasadorin Danatchev kanë biseduar edhe për lojën mes Kosovës dhe Bullgarisë, ku tha se i ka uruar fat dy kombëtarëve.

“Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atalantik dhe do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në procesin e integrimit në BE. Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i shpreha konsideratat e mia për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe për lojën e sontme në futboll në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast i dëshiruam fat të dy kombëtareve”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori