Fushatë e ashpër e kandidatëve për president të Maqedonisë së Veriut në rrjete sociale
Në garën për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë tre kandidatë që tashmë janë verifikuar edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Stevo Pendarovski nga partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM-ja, Gordana Siljanovska nga OBRM-PDUKM-ja dhe Blerim Reka nga opozita shqiptare.
Secili prej tyre pret fitore duke lavdëruar konceptin e tyre si më të mirin të mundshëm.
“Padyshim se kandidatura e Pendrarovskit është zgjedhje për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shtet stabil, të sigurt dhe të përparuar, president i cili do ta çojë vendin drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Aleksandar Kiracovski, drejtues i shtabit zgjedhor të Lidhjes Social Demokrate.
Nga opozita maqedonase thonë se kandidatja e tyre është zgjedhja e vetme për qytetarët për të demaskuar të gjitha paaftësitë e qeverisjes së tanishme dhe vendimet që ka marrë në dëm të shtetit.
“Do të vizitojmë çdo familje që t’i tregojmë të vërtetën, atë që po ndodhë në Maqedoni, por edhe do ti flasim edhe për periudhën kur ne ishim në pushtet. Nga kjo qeveri e korruptuar dhe e paaftë po përballemi me gjendje të rënd në vend. Për shkak të kësaj dhe vendimeve të dëmshme për vendin dhe qytetarët, ajo duhet sa më parë të largohet nga pushteti”, ka deklaruar Vllado Misajllovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president të opozitës shqiptare thonë se “koncepti i profesorit Blerim Reka, e bën atë të veçantë nga kandidatët e tjerë. Ne preferojmë që ai vet ta prezantojë programin e tij. Do të kemi një fushatë pak më ndryshe, do të kemi një koncept të ri”.
Fushata parazgjedhore do të nis më 1 prill, por kandidatët e partive, në veçanti Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovski fushatën e kanë nisur shumë kohë më parë edhe atë në rrjetet sociale duke shkëmbyer akuza e pikëpamje të ndryshme lidhur me zhvillimet në vend.
Ekspertët thonë se shfrytëzimi i rrjeteve sociale është pozitiv, por këtë rast sipas Bojar Koradlov, specialist për marrëdhënie me publikun, komunikimi është i njëanshëm.
“Një nga gabimet me këtë lloj të fushatës është se ata vetëm se prezantojnë qëndrimet e tyre dhe nuk komunikojnë me elektoratin. Çështja e dytë është se nuk kanë qasje profesionale pasi shpesh dinë të favorizojnë një media, apo të mbyllen në rrethin e vetëm një rrjeti social dhe fare të mos komunikojnë me mediat tjera apo ato tradicionale. Ata konsideroj se duhet të jenë gjithkund aktiv nëse duan të tërheqin sa më shumë votues”, thotë Bojan Koradlov.
Por, duke parë devijimin e fushatës në çështje që nuk janë në kompetencë të presidentit, tensionet në opinion, shpenzimet e shumë parave për fushata zgjedhore, disa nga ekspertët thonë se më mirë do të ishte sikur zgjedhja e presidentit të bëhet në Kuvend dhe jo në zgjedhje të drejtpërdrejta.
“Nuk mundet që tërë fushatën ta mbani vetëm se në sferën e politikës jashtme apo në reformat që kanë të bëjnë me inteligjencien dhe politikat e armatës. Këto janë sfera ku presidenti ka kompetenca dhe kur mundësitë janë të kufizuar normalisht se kandidatët dalin edhe jashtë sferave të tyre të ndikimit duke bërë edhe premtime tjera. Konsideroj se duhet të ndryshojë mënyra zgjedhjes së presidentit. Për t’i ikur harxhimeve, fushatave elektorale e procedurave tjera do të ishte mirë që presidenti përfundimisht të zgjidhet në Kuvend”, thotë Marko Trashanovski nga Instituti për demokraci.
Zgjedhjet mbahen në dy raunde zgjedhore më 21 prill dhe 5 maj. Dy kandidatët me më shumë vota kalojnë në rrethin e dytë zgjedhor dhe kandidati që do të merr më shumë vota nga dalja e qytetarëve në votime që duhet të jetë mbi 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues do të jetë pasardhës i Gjorge Ivanovit në postin e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A