Prokuroria Speciale shumë shpjet do të ftojë t’i intervistojë disa zyrtarë të lartë të shtetit lidhur me privatizimin e KEDS-it dhe katër hidrocentralet.
Prokuroria Speciale e Kosovës në maj të vitit 2018, ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike -KEDS. Prokuroria kishte dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës vendimin për nisjen e hetimeve ndaj disa personave të përfshirë në shitjen e aseteve të KEK-ut.
Prokuroria pret që shumë shpejt të nisë me intervistimet e të dyshuarve të involvuar në këtë proces, por fillimisht është duke e shqyrtuar krejt dokumentacion financiar që ka të bëjë me procesin.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar ekspertizën financiare gjatë muajit shkurt të këtij viti, si dhe, jemi në përfundim të shqyrtimit të kësaj ekspertize. Po ashtu, do të bëhet intervistimi i të pandehurve lidhur me këtë çështje”, ka thënë për lajmi.net, Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Është mësuar se në aktvendimin për hetime janë disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë ish-ministra, disa prej tyre janë momentalisht pjesë e qeverisë. Hetimet kanë nisur edhe ndaj një zyrtari të KEK-ut dhe një zyrtari të qeverisë të përfshirë në implementimin e kontratës.
Procesi i privatizimit të KEDS-it ishte udhëhequr nga Komiteti i Privatizimit, i cili drejtohej nga ministri i Zhvillimit Ekonomik që në atë kohë ishte Besim Beqaj.
Pjesë e komitetit drejtues ishin edhe Mimoza Kusar-i Lila (ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë), Dardan Gashi (ministër i Mjedisit), Bedri Hamza (ministër i Financave), Nenad Rashiq (ish- ministër i Punës).
Mimoza Kusari –Lila ka thënë për lajmi.net se është intervistuar nga policia në vitin e kaluar në cilësi të dëshmitares, jo të dyshuarës.
“Po një herë jam intervistuar para një viti më duket. Intervistën e kam pas në cilësinë e dëshmitares nga njësiti për hetime të policisë, jo nga prokuroria. Për të intervistuarit e tjerë nuk kam informacion të saktë, prandaj më mirë është pyetjen t’ia drejtoni Prokurorisë”, tha Kusari –Lila.
Mësohet se njeri prej të intervistuarve të fundit i ish- komiteti drejtues është Dardan Gashi. Lajmi.net ka provuar të marrë një prononcim nga Gashi, pro deri më tani ai nuk është përgjigjur.
Në gushtë të vitit të kaluar Prokuroria kishte mbyllur hetimet për Bedri Hamzën. Lajmi ishte konfirmuar nga prokurori special Sylë Hoxha.
“Është e vërtetë që në mungesë provash hetimet për Bedri Hamzën janë mbyllur”, kishte thënë Hoxha duke mos dhënë detaje për ministrat e tjerë.
Katër hidrocentrale ishin privatizuar bashkë me distribucionin dhe furnizimin me energji elektrike. Përfshirja e tyre në pakon tenderuese ishte mbajtur e fshehtë, ndërsa edhe ministrat që kanë marrë vendimet kryesore për privatizim kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuar se në pako është përfshirë edhe shitja e hidrocentraleve.
Katër hidrocentrale janë shitur së bashku me KEDS-in: hidrocentrali i Dikancës, hidrocentrali i Burimit, ai i Radavcit dhe Lumbardhit.
Më 2 tetor 2008, Qeveria e Kosovës mori vendim për privatizimin e distribuimit dhe furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës. Gjashtë ditë më vonë qeveria mori vendim për formimin e grupit punues ndërqeveritar i cili do të bartte procesin e privatizimit. Ndërsa më 12 dhjetor të të njëjtit vit, ky vendim i qeverisë mori edhe mbështetjen në parim nga Kuvendi i Kosovës.
Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve për parakualifikim, më datën 6 prill 2011, shpallen katër kompanitë të cilat kishin aplikuar. Këto ishin Calik Holding dhe Limak Holding të regjistruara në Turqi, Elsewedy Electric e regjistruar në Egjipt, dhe koncorsiumi TAIB – Yildizlar e regjistruar në Turqi dhe Bahrejn. Të katër kompanitë e kaluan fazën e para-kualifikimit. Ndërsa pas një afati prej 8 muajsh, kompanitë kërkuan nga komiteti për privatizim t’i lejoje të krijojnë koncorsiume. Kështu u formuan koncorsiumet Limak-Calik dhe Elsewedy. Më datën 9 qershor 2012, koncorsiumi Limak-Calik shpallet fitues për privatizimin e KEDS pasi kishte ofruar shumën më të madhe, 26.3 milionë euro.
Gjatë prezantimit për strukturën dhe profilin e kompanisë ashtu edhe planet për investime, një muaj pas shpalljes së fituesit, konsorciumi Limak-Calik kishte premtuar investime prej 300 milionë euro në pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Në të njëjtin takim, ishin bërë të ditur edhe disa detaje tjera rreth shitjes, si garantimi i vendit të punës për tri vite pas privatizimit për punëtoret e KEDS, lënia jashtë shitjes e nivelit 110 kV, dhe mbetjen e borxheve të vjetra të KEK-ut tek KEDS. Më 17 tetor 2012, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit Limak-Calik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Komuna e Sarajit shënon progres të dukshëm në transparencë me mbështetjen e USAID-it!
Mexhiti: Kemi siguruar gjashtë autobusë ekologjik për NQP Shkupi
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj