Revista e njohur gjermane “Der Spiegel”, i ka bërë një portet pozitiv kryeministrit Ramush Haradinaj, duke e përmendur refuzimin e tij për ta hequr taksën ndaj Serbisë.
Gazeta gjermane shkruan se Hashim Thaçi ka mbetur i vetëm në idenë për korrigjimin e kufijve, ndërsa godet BE-në dhe Federica Mogherinin që po dështon t’i ofrojë qartësi Kosovës për çështjen e bisedimeve dhe vizave.
Në hyrje të kësaj interviste gazetari gjerman e përshkruan Haradinajn si ish kryengritës që tash mban uniformë të një burrështetasi, e cila i rri bukur.
Në intervistë Haradinaj është pyetur edhe në lidhje me taksën për mallrat serbe dhe temën për hapjen e kufijve.
Haradinaj ka thënë se: Tragjeditë në Ballkan kanë pasur gjithmonë të bëjnë me kufi- kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”.
Intervistën me titull “Zjarrvënia në Ballkan” e përkthyer në shqip, Haradinaj e ka postuar në profilin e tij në Facebook:
ZJARRVËNIA NË BALLKAN
Njëzet vite pas intervenimit të NATO-s situata mes Serbisë dhe ish provincës së saj vazhdon të jetë e tensionuar. Mini republika vazhdon të jetë një vatër krize.
Komandanti i dikurshëm i rrebelëve në ndërkohë që mban uniformën e burrështetasit e cila i rri perfekt: me këpucë me masë, garderobë të errët, mansheta. I rrethuar nga oborrtarë me shikime të frikësuara Ramush Haradinaj pret në Prishtinë në selinë e Qeverisë së Kosovës.
Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Evropës. Nën pseudonimin “Smajl” ai ishte udhëheqësi i një pjese të kryengritësve të UÇK-së në kulmin e kryengritjes së shqiptarëve etnikë kundër pushtuesit serb në Kosovë. Sot ai është shef i Qeverisë së shtetit të tij që po kërkon vend në Evropë.
Njëzet vite pas bombardimeve të NATO-s me të cilat me 24 Mars të vitit 1999 u arrit tërheqja e dhunshme e forcave të armatosura jugosllave, Kosova vazhdon të jetë fëmiu i brengës në Ballkan. Mini republika e cila nuk i ka as 2 milion banorë me 90 për qind shqiptarë në të edhe sot e kësaj dite nuk njihet nga 80 shtet, mes tyre edhe 5 anëtare të BE-së. Kjo pasiguri po e frenon vendin. Si kombit të vetëm evropian kosovarëve bashkë me shtetasit Bellorusisë, u duhet një vizë për të udhëtuar në Zonën e Schengenit. Çdo i treti qytetar është i papunë.
Prej së voni në Ballkan ka filluar një diskutim për të cilin më tash besohej që ka përfunduar rreth shtrirjes së kufijve: politikanët kryesorë shqiptarë janë në zënkë për atë nëse Beogradit duhet dhënë pjesën e dominuar serbe të veriut për çmimin e njohjes. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë disktutuar nën mbikëqyrjen e shefes së BE-së për diplomaci Federica Mogherini. Kryeministri Haradinaj i refuzon këto plane. Të gjitha janë ligësi të rrezikshme: “Tragjeditë në Ballkan kanë patur gjithmonë të bëjnë me kufi- kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”, thotë ai.
Më shumë se 13 000 njerëz kanë vdekur mes Shkurtit 1998 dhe Qershorit 1999. Haradinaj i njeh këto tmerre të luftës së Kosovës. Dy herë ish Komandanti ka qëndruar vet para Tribunalit për Krime të Luftës në Hagë. Bëhej fjalë për krime kundër njerëzimit, mes tjerash vrasje dhe dhunime. Në fund, dy herat u lirua. “Kam bërë atë që ishte e nevojshme”, thotë Haradinaj duke shikuar në atë kohë dhe ngjet sikurse të mos ketë përjetuar asgjë. Gjatë luftës por edhe më pas e tëra ishte sesi të “mbijetohej në një shoqëri pa ligje”. Edhe sot, në uniformën e burrështetasit, Haradinaj është një luftëtar. Me taksën prej 100 për qind për prodhimet serbe ai po provon ta nxjerr njohjen e Kosovës nga Qeveria në Beograd- dhe me këtë edhe e po provokon forcën mbrojtëse amerikane kundër tij.
Ambasadorët e Amerikës janë sunduesit e fshehtë në vend prejse në vitin 2008 ish provinca autonome e Kosovës me bekimin e fuqishëm të Madeleine Albright filloi të shkëputej nga Serbia. Në ndërkohë, njeriu i Donald Trumpit në Prishtinë po ndjen kundërshtimin. Për vendimin e vënies së taksës kundër produkteve serbe “fjala është për një vendim sovran të qeverisë së Kosovës”, thotë Haradinaj. Thënë qartazi kjo d.m.th: Prishtina nuk është koloni e Washingtonit dhe ka të drejtë të hakmerret- p.sh. Për veton e fundit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Një hap i parë i drejt lirimit nga mbrojtja e Amerikës? Haradinaj thotë që Kosova duhet të mësojë të mbrohet vet: “Nuk kishim zgjidhje tjetër, Serbia ishte së fundmi shumë agresive kundruall hapjes dhe zemërgjerësisë sonë e cila nga ta shihej si dobësi”.
E vërtetë që Presidenti i Amerikës Donald Trump në dy letra të adresuara për shefat e Shteteve në Beograd dhe Prishtinë kishte shprehur shpresën që sa më shpejt do t’i pres ata në Shtëpinë e Bardhë për të vulosur “marrëveshjen historike” mirëpo një zgjidhje e shpejt nuk duket në horizont. Për kohë të gjatë në Washington ndarja e Kosovës nuk vihej në pyetje. Në ndërkohë kjo tingëllon ndryshe. “Nuk kemi vija të kuqe më… nëse dy vendet arrijnë marrëveshje e cila parasheh edhe korrigjim të kufijve dhe nga qytetarët do të jetë e pranishme kjo për neve është mëse në rregull”, thotë një nëpunës i lartë i Amerikës në Prishtinë. “Në shtyrjen e fuqive të mëdha” Washingtoni para së gjithash synon që “Kosovën ta shtyjë drejt perëndimit”.
Drejt BE-së dhe NATO-s, do të thotë mes tjerash: larg nga sfera e ndikimit rus. E kjo fillon në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe atje shtrihet në krejt ato pjesë të Ballkanit ku çështjet e hapura të Aleancës janë të hapura. Në Bosnje e Hercegovinë p.sh. Moska vazhdon të mbajë dhe ndihmojë ushtarakisht dhe me logjistikë pjesët serbe të kësaj Republike si kulisë kërcënimi.
Kulisa e kërcënimit në Kosovë sjell edhe ekspoliziv në një rajon ku shqiptarët etnikë janë të shtrirë në disa vende ku banojnë dhe vetëm një lëvizje e vogël e kufinjve mund ta trondisë balancin ekzsitues. Kësaj duhet shtuar: protestat masive që vazhdojnë me javë të tëra në shtetet fqinje Shqipëri, Mal të Zi dhe para së gjithash në Serbi shpërfaqin edhe padurimin e banorëve të Ballkanit që vazhdojnë të presin në sallën e pranimit në BE.
Kush ndez në Kosovë, në fushën historike të Manastireve ku sipas miteve serbe është djepi i historisë së kombit, atëherë rrezikon një zjarr që nuk mund të kontrollohet. Dhe megjithatë: Federica Mogherini dhe Këshilltari i Trumpit, John Bolton, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq- të gjithë këta po provojnë që veriun e Kosovës t’ia lënë Serbisë kurse pjesën e banuar me shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ia japin Kosovës. Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po angazhohet për këtë- mirëpo qëndron bukur i vetmuar në vendin e tij me këtë përpjekje.
Rregullli i pashkruar por për këtë kjo marrëveshje bukur e respektuar që të ruhen dhe mos preken kufijtë e brendshëm jugosllav, po vihen në pikëpyetje- një presendencë kjo e rrezikshme. Kush do të mund të ndalonte një bashkim të serbëve të Bosnjes me Beogradin apo të shqiptarëve të Maqedonisë Veriore me Tiranën?
Ai që shkon në Veri të Kosovës do të sheh përtej Urës së Ibrit Pankarta në të cilat Presidenti i Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq janë së bashku dhe mbi ta është mbishkrimi: “Ne jemi vëllezër- Zoti është me neve”. Betime në adresën e popujve vëllezër nuk janë vetëm pjesë e folklorit serb por edhe pjesë e kalkulimeve gjeostrategjike.
Në Kosovë toni është ashpërsuar: trupat e dikurshme të Mbrojtjes mund të shndërrohen në një armatë të rregullt prej 5000 ushtarësh. Deri më tashti ishte NATO ajo që është përkujdesur për sigurinë në vend- Sekretari Gjeneral i saj Jens Stoltenberg tërheq vërejtjen për “tronditje të rënda” në marrëdhëniet me Aleancën.
Dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i hidhëruar për atë që ai e quan si taktikë pritjeje të BE-së dhe në ndërkohë edhe kërcënon që vëllezërit shqiptarë të Kosovës mund t’i marrë në shtetin amë. Një të parë të shtetit dhe një politikë të jashtme të përbashkët, kështu thotë Rama, janë një alternativë serioze kundruall anëtarësimit në BE.
Të rrjedhshme janë kufijtë mes dy vendeve në ndërkohë. Kush udhëton nga Kosova në Shqipëri sheh vetëm kontrolle sipërfaqësore. Në qarqe qeveritare të Prishtinës flitet qe kohë të gjatë për një “Mini Schengen” në Ballkanin Perëndimor. Ky do t’i sillte edhe më afër shqiptarët që banojnë në mënyrë kompakte pranë njëri-tjetrit. Padrejtësitë dhe vuajtjet e përjetuara së bashku me gjurmët e gjakut u afrojnë njerëzit përtej bjeshkëve edhe më shumë.
Mirëpo së voni në Hagë është hapur sërish lënda për krimet e mundshme të luftës të bëra nga pjesa shqiptare. Aty bëhet fjalë para së gjithash për atë nëse armata e kryengritësve shqiptarë të UÇK-së është fajtore dhe kjo prek krerët politikë të shtetit. Nga Janari ka filluar puna- në një Gjykatë e cila është me përbërje ndërkombëtare por për këtë i nënshtrohet drejtësisë kosovare. Ish bashkëluftëtarët e Kryeministrit Haradinaj janë ftuar në ndërkohë- si të fajësuar apo dëshmitarë, kjo mbetet qëllimisht e hapur.
Në Tropojën e harruar nga Zoti, në pjesën e Shqipërisë, dy burra pranë varrezave, pa u hamendur tregojnë varrin e një Luftëtari të UÇK-së i cili kishte dhënë jetën në atë pjesë të kufirit vëllau i të cilit më pas pranë varrit të tij kishte vendosur kokat e dy ushtarëve të vrarë serbë. Fotografitë e tregojnë këtë ritual rrëqethës.
Në Qeveri në Prishtinë për këtë thuhet që natyrisht që duhet të hetohet nëse ka patur krime edhe nga pala shqiptare në luftë. Gjithsesi kjo po e harxhon durimin tek popullata shqiptare. Qysh në vitin 2008 nën regjinë e OKB-së ishte hetuar, më vonë edhe nga Tribunali i OKB-së për krime lufte në Hagë dhe Misioni i EULEX-it dhe tash kur edhe njëherë po provohet të hetohet e vërteta për UÇK-në përmes një gjykate speciale kjo është rraskapitëse.
Cik-caku grotesk i vlerave të Perëndimit vërteton gjendjen kur njëkohësisht të dyshuarit si ish-Komandantë, Hashim Thaçi, aktualisht President i Shtetit dhe Fatmir Limaj si Zëvendëskryeministër, në të njëjtën kohë në kanale të ndryshme lejohen të negociojnë me shefen e diplomacisë së BE-së, Mogherinin.
“Natyrisht që ka njerëz, në pjesën shqiptare dhe atë serbe që për raste të caktuara thonë: “me atë bastard nuk negocioj”, thotë një nëpunës i lartë amerikan në Prishtinë. Administrata e Trumpit dëshiron që për Kosovën të arrijë zgjidhje historike të barabartë me marrëveshjen për Korenë. “Ne duhet të ecim para- Status Quo në Kosovë është kritike- ose duhet të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve ose çdo gjë mund ta merr lumi”.
Derisa BE po e huq që në Kosovë të tregojë kahjen dhe nuk përfaqësohet e përbashkët deri atëherë shtegu do të vazhdojë të hartohet në Washington. Synimet e evropianëve, ankohet Kryeminisrti i Kosovës, krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vështirë të deshifrueshme: “Kur njerëzit tanë në Janar udhëtuan në Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për zgjidhjen e konfliktit”. Dhe çfarë morën si kundërshpërblim nga negociatorja e BE-së? “Asgjë”, thotë Haradinaj, “pos kafes dhe ujit, gjithsesi gratis”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Mickoski: Tokat bujqësore iu takojnë bujqve, jo atyre që nuk e shohin bujqësinë si prioritet
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën