LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Do të ngremë Komision hetimor për punësimet familjare në Kuvend (Video)

Sejdiu: Do të ngremë Komision hetimor për punësimet familjare në Kuvend (Video)

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se është kërkuar komision hetimor parlamentar për punësimet familjare në ndërmarrje publike.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ata që rregullojnë konkurset për të punësuar të preferuarit është keqpërdorim i pozitës zyrtare.

“Ata që rregullojnë konkurset kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe këtu është problem të prokurori”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i PSD-së ka thënë se Komisioni hetimor do të bëj shpërfaqjen e dyshimeve për punësim.

“Ne si Kuvend i japim mundësin Prokurorisë të vazhdojë me hetime”.

Sejdiu ka thënë se secili lajm që ka dalë në media për punësimet partiake e familjare duhet të jetë për hetim.

“Është evidente që kemi problem në gjyqësi dhe prokurori. Kemi fol për “vetting”[ Vettingu është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës], është i domosdoshëm. Pa vetting nuk mund të ecim para. Pa e definua integritetin, dijen profesionale dhe financat nuk shkohet para”, tha ndër të tjera Dardan Sejdiu./Telegrafi/