Një shpërthim i fuqishëm në një impiant kimik në lindje të Kinës ka vrarë të paktën 47 vetë dhe ka plagosur më shumë se 600 të tjerë, sipas njoftimeve të medieve vendase të kësaj të premteje, në atë që rezulton të jetë i fundit i një serie aksidentesh fatale industriale që ka irrituar së tepërmi publikun.
Shpërthimi ndodhi të enjten në Parkun industrial Chenjiagang, në qytetin Yancheng të provincës Jiangsu, ndërsa flakët e zjarrit u vunë nën kontroll vetëm në orën 3 të mëngjesit të së premtes (ora 20 e së enjtes me tonën).
Të mbijetuarit u dërguan në rreth 16 spitale, ku të paktën 640 persona po trajtohen për dëmtime të shumta. Prej tyre, 32 janë në gjendje kritike për jetën, duke bërë që nga momenti në moment të mund të rritet numri i viktimave.
Zjarri që nisi në impiantin e zotëruar prej kompanisë kimike “Tianjiayi” u përhap edhe në dy fabrika të tjera fqinje me të.
Nga shpërthimi, siç raportojnë mediet, përcjell tch, janë plagosur edhe fëmijë që po luanin në një kopsht aty pranë.
Shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar, por kompania, e cila prodhon më shumë se 30 përbërës kimik organik, disa prej të cilave të djegshme, është gjobitur disa herë për shkelje të sigurisë në punë gjatë së kaluarës.
Presidenti Xi Jinping, i ndodhur në Itali për një vizitë shtetërore, urdhëroi të bëhet çdo përpjekje e mundshme për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve, e sigurisht “të ruhet stabiliteti shoqëror”.
Sipas tij, autoritetet duhet të përshkallëzojnë veprimet për të parandaluar në të ardhmen incidente të tjera, sikurse edhe për gjetjen e shkakut të shpërthimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë