LAJMI I FUNDIT:

“Shkupi dhe Athina do të punojnë në ndërlidhjen rrugore dhe projekte rajonale”

“Shkupi dhe Athina do të punojnë në ndërlidhjen rrugore dhe projekte rajonale”

Intensifikimi i bashkëpunimit, pjesëmarrja e përbashkët në projekte rajonale në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, lehtësimi i projektit të njerëzve dhe mallrave, shqyrtimi i mundësive për linja ajrore të reja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, kanë qenë temat e bisedës mes ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ministri grek i Infrastrukturës dhe Transportit, Kristos Spircis.

Kjo, siç vlerësuan ata, pas takimit është vizion, realizimi i së cilës është i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e dy vendeve, por edhe për rajonin në tërësi.

“Mjaft janë munduar vendet ballkanike, duhet të kthejmë faqe që të mundësohet zhvillim, ndërsa kjo rrugë hapet pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Prespës. Vizioni që duam ta realizojmë është nëse dikush udhëton në vendet e Evropës Qendrore është që të konstatohet se mund të zhvillohet nga një vend në një tjetër pa e ditur se ku janë kufijtë, nëse ka kufij, pa patur ngecje në transport të produkteve me mënyra shumë alternative. Vizionin e kemi që të mund të jetojnë njerëzit në një vend dhe të punojnë çdo vit në vend tjetër”, tha ministri grek Spircis.


Ai shtoi se që të fillohet nga diku, të realizohet ky vizion, dy ministritë duhet të punojnë intensivisht dhe të përgatisin dhe nënshkruajnë kontrata për bashkëpunim të ngushtë, sidomos në trafikun rrugor, infrastrukturë, qarkullimin hekurudhor dhe qarkullimin ajror para vizitës së kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup.

Spircis paralajmëroi se Greqia do t’i ndihmojë vendit për inkuadrim në organizatat ndërkombëtare nga fusha e qarkullimit rrugor dhe hekurudhor, ndërsa ministri Sugareski, se do të lobohet në Bashkimin Evropian për projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe se periudha e ardhshme do t’i kushtohet përgatitjeve serioze për aplikacion për mjete për realizimin e tyre.

Sugareski e ka informuar Spircisin se realizohen investime serioze në modernizimin e rrugëve në Korridorin 10. Kjo, tha është me rëndësi të veçantë edhe për dy vendet duke pasur parasysh transportin e mallrave dhe udhëtarëve që tranziton përmes vendit tonë, për të cilat destinacioni i fundit është Greqia apo e shfrytëzojnë korridorin për dalje në tregun evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori