Edhe një vit pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.
Liderët politik në vend thonë që një proces të tillë vendi ynë mund ta marrë deri në muajin Qershor, por njohësit e çështjeve politike e shohin si të pamundur liberalizimin brenda këtij viti.
Njëra nga temat që prit kohë të gjatë për të marrë zgjidhje nga institucionet e Kosovës, ishte ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Në opinionin kosovar, u krijua përshtypja se ratifikimi i Demarkacionit, është çelësi i liberalizimit të vizave.
Kauza e demarkacionit, rrëzoi nga pushteti ish-kryeministrin Isa Mustafa. Pasardhësi i tij Ramush Haradinaj, premtoi se kufiri me Malin e Zi do të mbetet në Kullë e Çakorr dhe se “Koha minimale që sipas tij qytetarët e Kosovës do të gëzonin lëvizjen e lirë do të ishte për 3 muaj deri në 9 muaj.
Por, një vit pas as kufiri nuk mbet në Kullë e Çakorr e as liberalizimi nuk ndodhi ende. Tash pas 18 muajsh qeverisje, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave në muajin qershor.
“Gjermanët po thonë se janë për t’u vlerësuar reformat në Kosovë. Bazuar në këtë vlerësim mendoj se po shkojmë ka liberalizimi i vizave. Shpresoj shumë që në qershorin e këtij viti do të marrim atë që është e drejtë e jona që të marrim atë që është e drejtë e jona- liberalizimin e vizave”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.
Por, njohësi i çështjeve politike Arton Murati, thotë se nuk ka mundësi që të Kosova të ketë liberalizimin e vizave brenda këtij viti.
“Është e pakuptimtë që të vazhdohen të premtohen afate për liberalizimin e vizave, kur e dimë se qytetarët janë ngopur me afate, qysh nga viti 2010 kemi filluar të dëgjojmë afate nga politikanët që asnjëherë nuk kanë dalë. Me gjasë edhe ky afat nuk do të jetë i saktë sepse është e pamundur të lëvizet pa viza deri në qershor, pasi ka një numër procedurash para se një vendim të hyjë në fuqi”, tha për RTV Dukagjinin, Artan Murati.
Murati më tej tha se për liberalizim, Bashkimi Evropian po kërkon garancion nga Kosova, që nuk do të ketë fluks të madh të largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së.
Komisioneri për zgjerim i bashkimit evropian, Johanes Han, gjatë një vizite në Kosovë, pati thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk mund të ndodh deri në vitin 2020./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova