LAJMI I FUNDIT:

Karaxhovski thotë se në Prokurori ka qenë për shkak të detyrimeve zyrtare

Karaxhovski thotë se në Prokurori ka qenë për shkak të detyrimeve zyrtare

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski, sot ka dëshmuar para Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërsa deklaroi se ka pasur detyrime zyrtare dhe nuk mund të tregojë se çfarë.

I pyetur pse është thirrur në Prokurori dhe nëse bëhet fjalë për ndarjen e kompensimeve, Karaxhovski tha se ka pasur detyrime në këtë godinë dhe nuk mund të tregojë se lidhur me çfarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve nëse dhe pse nuk ka qenë e ftuar ministrja e Drejtësisë në atë seancë, u përgjigj se ministrja dikasteriale gjithmonë është e ftuar.


Karaxhovski sot në mëngjes është ftuar për të dëshmuar në Prokurorinë Publike
Lexo po ashtu Karaxhovski sot në mëngjes është ftuar për të dëshmuar në Prokurorinë Publike

“Të gjithë ministrat rregullisht gjithmonë ftohen, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe me thirrje telefonike dhe porosi është thirrur personalisht nga ana ime. Asnjëherë asnjë ministër nuk ka qenë në seancë të këshillit buxhetor gjyqësor që kur jam unë kryetar i Këshillit buxhetor gjyqësor. Si anëtar i këshillit buxhetor gjyqësor ministri për dallim nga anëtarësimi në këshillin gjyqësor është me të drejtë vote”, deklaroi Karaxhovski.

Ndryshe, Karaxahovski sot për disa orë ishte në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për kompensimet e pagave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Në dhjetor të vitit 2018 anëtarët e Këshillit Gjyqësor morën vendim t’i rrisin pagat e tyre dhe pagat e gjykatësve për 35 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori