LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova të premten për 6 orë do të ketë reduktim të ujit të pijshëm

Fushë Kosova të premten për 6 orë do të ketë reduktim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të punimeve teknike në kyçjen e gypit me diametër fi 600 mm nga Operatori Alfa i.

“Këto punime po zhvillohen në kuadër të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për një jetë më të mirë e më të lehtë për të gjithë qytetarët. Ujësjellësi Prishtina zotohet se muaji maj do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës, një pjesë e të cilëve deri më tash nuk janë furnizuar me ujë 24 orë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Telegrafi/