LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe thotë se anëtari i tyre u sulmua nga Petroviqi dhe ka një porosi për liderët kosovarë

Lista Serbe thotë se anëtari i tyre u sulmua nga Petroviqi dhe ka një porosi për liderët kosovarë

Lista Serbe ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm, ku kreu i SLS Sllobodan Petroviq është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës nga zyrtarë të Listës Serbe, e afërt me presidentin Aleksandar Vuçiq, por që sipas kësaj partie, ka ndodhur e kundërta.

Sipas Listës Serbe, “udhëheqësit e Kosovës asnjëherë nuk kanë reaguar me zë të lartë kundër dhunës sikurse sot, kur ‘me gënjeshtra deshën të mbrojnë të preferuarin e tyre Sllobodan Petroviq, i cili pa ndonjë arsye sulmoi anëtarin e Listës Serbe Milan Kostiq”.

Sipas kumtesës, Petroviq e pa ndonjë arsye e ka sulmuar Kostiqin me telefon mobil e ka goditur në kokë duke i shkaktuar lëndim. “Pas kësaj Sllobodan Petroviq është ulur në restoran dhe ka porositur pije” .


“Pas publikimit të një videoje, e cila padyshim mund të përcaktojë se Petroviq nuk është viktimë, por sulmues, dhe se në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë ai paraqiti shumë gënjeshtra, ne i bëjmë apel Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Behgjet Pacollit që edhe një herë, sikur sot, t’iu bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që ata udhëheqin, të sanksionojnë këtë sulm, i cili bazohet në mos tolerancën politike që Partia e Pavarur Liberale e udhëhequr nga Petroviq ka ndaj Listës Serbe, por gjithashtu duke pranuar qartë se Petroviq i ka gënjyer duke u prezantuar si viktimë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori