Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka raportuar sot para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).
“Tahiri ka informuar deputetët se janë përfunduar të tri obligimet e lidhura me procesin e ERA-s me hartimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, plotësim-ndryshimin e Ligjit mbi Prokurorin e Shtetit, si dhe Koncept dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publik në rast të ngritjes së aktakuzës për korrupsion.
Duke folur për përmbushjen e obligimeve nga PKZMSA-, ministri Tahiri theksoi se nga 42 masa, Ministria e Drejtësisë ka përfunduar 28 prej tyre, kurse 14 masa janë në proces”, thuhet në njoftimin për media.
Në raporti me këto obligime, ministri Tahiri ka potencuar edhe hartimin e Pakos së Ligjeve për Gjyqësorin, ku përfshihen ligjet për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe ai për Gjykatat.
“Ministria e Drejtësisë ka sponsorizuar Ligjin për Përgjegjësitë Disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë që është miratuar në Kuvend dhe që si i tillë, paraqet një lloj reformimi të sistemit gjyqësor përmes etablimit të mekanizmave të fuqishëm dhe transparent në disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, njëkohësisht duke ngritur cilësinë por edhe llogaridhënien e Këshillave respektiv, atij Gjyqësor dhe Prokurorial, që tani e tutje kanë fjalën e fundit në disiplinimin e stafit të tyre profesional” ka thënë Tahiri.
Megjithatë, Tahiri ka theksuar se përtej ndryshimeve legjislative, me qëllim të fuqizimit të gjyqësorit, është iniciuar agjenda “Drejtësia 2020”, që ka për qëllim koordinimin më të mirë institucional ndërmjet Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe Ministrisë së Drejtësisë.
“Agjenda “Drejtësia 2020” jo vetëm që do të arrijë që të gjitha institucionet përgjegjëse brenda afatit të kryejnë obligimet e tyre ligjore për aq sa i përket kompletimit të akteve nënligjore, por do të sigurojë edhe koordinimin më të mirë ndër institucional, si dhe zbatimin e aktiviteteve që janë të dobishme për sistemin e drejtësisë dhe që do mund të ndikojnë në fuqizimin e këtij sektori në përgjithësi. Lista e masave të “Drejtësisë 2020” arrin numrin 100. Të gjitha këto do zbatohen deri në fund të vitit 2020” ka thënë Tahiri.
Përveç kësaj, ministri Tahiri ka informuar deputetët edhe me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, që tenton të mbledhë të gjithë akterët relevant që të rishikojnë kornizën ligjore dhe institucionale, të determinojnë çka duhet ruajtur nga sistemi aktual dhe çka duhet ndryshuar në të ardhmen përmes Strategjisë Sektoriale, me qëllim të fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore