LAJMI I FUNDIT:

Prindërit që rrisin fëmijë të mirë i bëjnë këto gjëra

Prindërit që rrisin fëmijë të mirë i bëjnë këto gjëra

Puna e prindit është më e bukura në botë, por, të bëhemi të sinqertë, është punë tejet sfiduese dhe e lodhshme.

Psikologët e Harvardit thonë se për ta rritur një fëmijë që të bëhet i sjellshëm e i kujdesshëm është një detyrë mjaft e vështirë, transmeton Telegrafi.

Por, është diçka që ne të gjithë jemi të aftë ta bëjmë.


Nëse jeni prind ose planifikoni të bëheni, psikologët  jua rekomandojnë këshillat e mëposhtme për të rritur fëmijë të mirë.

Gjithmonë tregojuni fëmijëve se çfarë rëndësie kanë për ju

Fëmijët tanë janë krijesa të pafajshme dhe delikate, të cilët kanë nevojë për dashurinë tonë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të mos frikësoheni apo turpëroheni që t’ua shprehni dashurinë fëmijëve tërë kohën sepse është e rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Shpenzoni kohë me fëmijët

Shpenzimi i kohës me fëmijët është mënyra e vetme për ta ndërtuar një lidhje të fortë. Pavarësisht sa të fortë jeni, gjithmonë gjeni kohë për të folur me ta, për t’ua dëgjuar problemet dhe për t’i motivuar drejt qëllimeve të tyre.

Ndihmoni fëmijët të ballafaqohen me emocionet negative

Fëmijët shumë lehtë shqetësohen nga emocionet negative, siç është zemërimi, urrejtja, xhelozia, andaj është përgjegjësi e juaja t’ua shpjegoni këto ndjenja atyre. Në këtë mënyrë, ata mësojnë se si t’i zgjidhin konfliktet e brendshme, si të qetësohen dhe ta arrijnë qëndrueshmërinë emocionale.

Mësoni fëmijët si të ballafaqohen me probleme

Duhet t’i mësoni fëmijët se nuk duhet t’u ikin problemeve në jetë. Faktikisht, duhet t’i stimuloni të kërkojnë zgjidhje dhe të ballafaqohen me probleme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Flokë dhe stil
Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Ushqim i shëndetshëm
Gërshet elegant për dy minuta

Gërshet elegant për dy minuta

Flokë dhe stil
Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyr dhe pedikyr
Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Këshilla për prindër
Kalo në kategori