LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Siljanovska është e njëjtë si Ivanovi

Kostadinov: Siljanovska është e njëjtë si Ivanovi

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se kandidatja e Mickoskit, Gordana Silajanovska-Davkova është e njëjtë si presidenti Gjorge Ivanov dhe se mbron krimin dhe nuk e dënon dhunën.

“Njëjtë si Ivanovi, Siljanovska paraqitet rrejshëm si kandidate mbipartiake, ndërsa qytetarët e dinë këtë, Siljanovska është kandidate e Mickoskit dhe udhëheqjes së OBRM-PDUKM-së”, deklaroi Kostadinov.


Ai tha se qytetarët e dinë se zëri i Siljanovskës është zëri i kthimit prapa, në të kaluarën në izolim.

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska dje reagoi ndaj arrestimeve të bërë duke akuzuar pushtetin se siç tha “siç keni nisur me arrestimet, s’do të ketë politikan të opozitës”./Telegrafi/