Leonardo DiCaprio është një nga meshkujt më të kërkuar të botës së Hollivudit. Që kur u shfaq në skenë në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, aktori i famshëm ka argëtuar publikun me jetën e e dashurisë.
Ai është veçanërisht i dhënë pas biondinave dhe modeleve, por në listën e grave me të cilat ka pasur afera seksuale gjenden edhe aktore dhe këngëtare.
E veçanta e femrave që ka pasur në jetë aktori është se asnjëra nuk kishte më tepër se 25 vjet kur janë lidhur me DiCaprion. Deri në vitin 1999, kur ishte 25 vjeç, nuk ishte çudi, sepse ishin bashkëmoshatar, por sot ndryshimi është 23 vjet mes tij dhe të dashurave.
Gisele Boundchen
Kur Leonardo ishte 24 vjeçar filloi një marrëdhënie me modelen braziliane, e cila atëbotë ishte 18-vjeçare. Dyshja ka qenë në lidhje për pesë vjet.
Bar Refaeli
Pas ndarjes me Gisel, Leo në një ndejë private u takua me modelen izraelite, Bar Rafaelin. Ajo ishte atëherë 20-vjeçare dhe para se ai të mbushte 25-vjeçar, ajo u nda.
Blake Lively
DiCaprio nuk “mbajti zi” për Barin për një kohë të gjatë. Ai u takua me aktoren Blake Lively, e cila ishte 23-vjeçare në atëkohë. Ishte një romancë shumë e shkurtër – ata u ndanë vetëm pas pesë muajve.
Erin Heatherton
Pas Blaket, Leo përsëri i hodhi syrin një modele. Bëhet fjalë për “engjëllin” Erin të Victoria Secret’s, e cila ishte 22 vjeçare. Kjo marrëdhënie nuk zgjati shumë – ata përfunduan romancën pas vetëm 11 muajve.
Toni Garrn
Garn është gjithashtu “engjëll” i Victorias, e cila filloi të takohej me Leon kur ishte 20-vjeçare gjersa aktori ishte 38-vjeçar. Ata qëndruan në lidhje për një vit e gjysmë.
Kelly Rohrbach
Rorbach është vajza e vetme që filloi të takonte me Leonardo në moshën 25 vjeçare. Por, duke pasur parasysh se aktori ishte 40-vjeçar, dallimi është i madh. Megjithatë, kjo marrëdhënie zgjati vetëm gjashtë muaj.
Nina Adgal
Pas Kellyt, Leonardo filloi një marrëdhënie me modelen daneze, Nino Adgal. Megjithëse, shumë menduan se lidhja e tyre do të zgjat gjatë, por aktori 42-vjeçar e la bukuroshen pas një viti. Bukuroshja atëbotë ishte afër të mbush 25 vjet.
Camila Morrone
Dhe tani jemi te dashura aktuale e Leos, aktores Kamila Morona. Aktorja dhe modelja e Leonardos është më e re për 23 vjet, ndërsa ai është, megjithatë, dy vjet më i vjetër se nëna e saj, Lusile Sole. Dhe ndërsa shumë mendonin se ishte një tjetër aventurë e shkurtër e aktorit, çifti ka një vit që janë të lidhur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur