LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj mirëpret emërimin e Nuncit të ri Apostolik për Kosovën nga Papa Françesku

Hoxhaj mirëpret emërimin e Nuncit të ri Apostolik për Kosovën nga Papa Françesku

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me emërimin e Nuncit të ri Apostolik për Kosovën, nga Papa Francesku, ngjarje kjo që ndodhi sot në Vatikan.

Emërimi i Nuncit të ri Apostolik për Kosovës, Monsinjor Jean-Marie është mirëpritur nga zëvendëskryeministri Hoxhaj si lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë.


“Një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm vjen nga Selia e Shenjtë në Vatikan, ku Papa Françesku ka emëruar Nuncin e ri Apostolik për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie”, ka thënë Hoxhaj në postimin në Facebook.

Hoxhaj shprehu përkushtimin për bashkëpunim me Nuncin Apostolik për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Selinë e Shenjtë. Ai shtoi se ka dedikim për kultivimin dhe forcimin e lidhjes historike e kulturore mes Kosovës dhe Vatikanit.

“Kosova është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale me Selinë e Shenjtë, sikurse edhe forcimin e lidhjes kulturore e historike mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori