LAJMI I FUNDIT:

MVJ, këngëtari i ri në muzikën shqiptare që po pritet mirë nga publiku

MVJ, këngëtari i ri në muzikën shqiptare që po pritet mirë nga publiku
Foto: MVJ/Instagram

Në tregun muzikor çdo herë e më shumë po njoftohemi me emra të rinj që po i futen muzikës, me dëshirën për tu bërë këngëtarë të suksesshëm.

I tillë është Jeton Ramiqi, i njohur si MVJ, 29 vjeçar nga Gjilani, i cili është lindur dhe rritur në Aargau te Zvicrës.

Deri më tani, ai ka publikuar dy projekte muzikore, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.


https://www.instagram.com/p/Bq250L8gUPr/

Në një prononcim për Telegrafin, MVJ ka treguar rreth suksesit të këtyre dy këngëve.

“”S’ka dashni” ka qenë kënga e parë. Kam marrë shumë lajm të mirë. Jam çudit kur kam marr gjithashtu lajm nga të huaj. Komentet si ”vazhdo vazhdo” dhe ”mos u ndal kurrë” janë lajm që gëzon çdo këngëtar. “Lule kuqe” është kënga ime e dytë. Nga ritmi është pak më ngadalë, është kënge dashurie, një mënyrë pak të ndryshme. Për këtë këngë kam marr shumë lajm të mirë, gjithsesi më shumë nga vajza. Për mua është me rëndësi që këndohet dhe për gjëra ndjenjave. Dhe publiku që e kanë dashur këngën më kanë vërtetu këtë mendim. I falënderoj shumë”, ka thënë MVJ për Telegrafin.

Zhanri të cilin ai këndon është mjaft interesant, teksa në vazhdimin e bisedës ka treguar se pse zgjodhi pikërisht këtë zhanër për të treguar talentin e tij.

“Unë gjithmonë kam dëgjuar muzikë nga çdo vend të botës. RnB, Pop, Hip Hop, Reaggaton janë zhanër që rrjedh në gjakun tim. Kur ta kalosh kohën e fëmijërisë në vitet e 1990ve, RNB Pop dhe Hip Hop, Reaggaton ta formojnë mendimin muzikor”, ka thënë tutje MVJ.

Përveç dy këngëve të lartpërmendura, ai do të sjellë së shpejti për publikun edhe një këngë të re, në të cilën ka punuar tash e një kohë të gjatë.

“Momentalisht jam duke punuar në një këngë, me një temë që çdo njeri në jetë e ka përjetuar. A për dashuri, për shoqëri apo diçka të tillë. Është shumë ritmike, zhanër Reaggaton/RnB. Gëzohem shumë, është kënga më e preferuar. Jam i sigurt se do i pëlqejë publikut. Nuk mund të pres deri sa ta publikoj. Dhe kënga e tretë është në bashkëpunim me “Big Deal Records””, thotë këngëtari i ri.

Si çdo i ri në tregun muzikor, edhe MVj thotë se synimet e tij në rrugën që ka zgjedhur janë të qarta.

“Synimet e mia janë të bëhem një këngëtar i denjë për t’i kënaqur zemrat e publikut dhe familjes time”, ka përfunduar MCJ. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bu1jMl2AO_y/

Në trend Magazina

Më shumë
U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

Magazina
Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën

Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën "Zotëria juaj" babait të Loredanës por ndërroi mendje kur pa disponimin e tij

Magazina

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

Magazina
Kalo në kategori