LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skema, 500 shqiptarë të grupeve kriminele morën nënshtetësinë britanike

Zbulohet skema, 500 shqiptarë të grupeve kriminele morën nënshtetësinë britanike

Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar grupe kriminele shqiptare që të pajisen me 500 pasaporta britanike.

Arrestimi i saj është bërë nga Agjencia Kombëtare e Krimit në kuadër të një operacioni që synonte identifikimin e një rrjeti kriminal që lehtësonte dhënien e shtetësisë dhe pasaportave britanike, si dhe pastrimin e parave për kriminelët.

Teksa emri i 37-vjeçares shqiptare nuk bëhet i ditur, mësohet se ajo jeton në Ilford.


Policia britanike beson se ky rrjet i ka ofruar shërbime kriminelëve, përfshirë trafikantëve të njerëzve dhe drogës, apo edhe rrëmbyesve.

Gruaja, e cila dyshohet se kishte ngritur një biznes me identitet fals dhe ka ndihmuar në pajisjen me pasaporta në qindra raste u arrestua nën akuzën e mashtrimit një ditë më parë, transmeton tch.

Agjencia Kombëtare e Krimit nën me dije se ajo është e lënë lirë sot, teksa hetimet për përfshirjen e saj po vijojnë.

“Ne besojmë se ky rrjet i ka ofruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre mjetet për të kryer krime të rënda dhe për të lëvizur nën radarin e zbatimit të ligjit”, u shpreh Andrea Wilson, kreu rajonal i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Kronika e Zezë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kalo në kategori