LAJMI I FUNDIT:

Indoneziani u ndalua duke transportuar ilegalisht embrione njerëzore për në Indi

Indoneziani u ndalua duke transportuar ilegalisht embrione njerëzore për në Indi

Partiban Durai nga Malajzia, është ndaluar derisa po transportonte ilegalisht embrione njerëzore për në Indi, që do përdoreshin për mbarsje artificiale përmes sistemit IVF.

Zyrtarët që e intervistuan në aeroportin e Mumbait, treguan edhe klinikën në Bandra West, ku ai do të dërgonte masën e mbyllur në kutinë e mbështjellë me nitrogjen, transmeton Telegrafi.


Times of india raporton se Durai, dyshohet t’i ketë bërë dhjetë udhëtime të ngjashme për në këtë klinikë, gjatë 18 muajve të fundit. Në anën tjetër, pronarët e klinikës në fjalë, kanë hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi të mëparshëm me të.

Hetuesit e qeverisë indiane, kanë gjetur mesazhet e shkëmbyera mes të ndaluarit dhe mjekëve të klinikës së dyshuar.

Gjatë vitit 2016, India e kaloi një ligj që lejonte krijimin e fëmijëve nga nëna surrogate në mënyrë vullnetare, por ndalonte nëna surrogate në mënyrë komerciale.

Embrionet që po transportoheshin ilegalisht, dyshohet se do përdoreshin për shtatzënësi të grave të varfra, që më pas do iu bliheshin fëmijët nga familje të pasura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori