“La Scala” e famshme e Italisë, do t’i kthejë Arabisë Saudite mbi tre milionë euro, pas reagimit të fortë publik që ngjallën planet e financimit të Teatrit të Operës nga Mbretëria e Gjirit.
Marrëveshja që ndezi debate në mbarë Italisë do t’i lejonte ministrit saudit të Kulturës, të kishte një vend në bordin drejtues, e kjo pikërisht në kohën kur monarkia është më shumë se kurrë në vëmendje me historikun e saj të të drejtave të njeriut, që po vëzhgohet me rreptësi të madhe pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në tetor.
Grupe të të drejtave të njeriut dhe politikanë ishin ndër zërat më kritikë të këtij vendimi dhe thirrjet e tyre nuk ranë në vesh të shurdhër.
Presidenti i “La Scala”-s, Giuseppe Sala, që është edhe kryetar bashkie i Milanos, deklaroi se janë të vendosur t’i kthejnë paratë dhe të shohin nëse do të gjejnë mundësi të tjera bashkëpunimi.
Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, ishte një prej atyre që u ankuan më shumë për këtë ujdi, ndërsa guvernatori i rajonit të Lombardisë, gjithashtu anëtar i “Lega Nord”, kishte kërkuar pezullimin e drejtorit artistik të Operës, Alexander Pereira, njeriu që negocioi marrëveshjen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
Kujtime egotiste
Aforizma brilante nga Winston Churchill
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
DURIMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur