Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, gjatë ditës priti në takim një delegacion i ekspertëve slloven, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin projektin e hartuar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni, i cili parasheh rritjen dhe modernizimin e sektorit të përpunimit të ushqim it në Kosovë.
Ky projekt është duke u zhvilluar në disa sektorë të cilët përfshijnë blegtorinë, hortikulturën, lavërtarinë, etj.
Ministrja Ziviq, shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e palëve në këtë proces dhe njëkohësisht ofroi përkrahje morale dhe institucionale për mbështetje në mbarëvajtje të këtij projekti.
“Projekte të tilla, përmes të cilave synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë janë të mirëseardhura dhe jemi pro çdo projekti përmes të cilit do të përfitoj sektori dhe fermerët tanë”, citoi ministrja Ziviq.
Nga ana e tij, Alojz Kraçun, ndërmjetësues mes SID-it dhe Qeverisë së Kosovës, konkretisht MBPZHR-së, tha se projekti do të ndihmonte në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në te mirë të sektorit të bujqësisë.
Ky projekt parasheh ofrimin e mbështetjes financiare konkrete në sektorët e lartshënuar në vlerë prej 200 milionë euro dhe duke marrë parasysh që projekte të tilla të mëdha realizohen përmes marrëveshjeve mes dy vendeve të ndryshme.
Në takim u propozua që të formohet një komision ndërministror qeveritar me ekspertë të fushës, të cilët do të analizojnë këtë projekt, i cili do të përkrahet 85 për qind nga SID Bank dhe 15 për qind do të jetë pjesëmarrja e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City