Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot është takuar me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian, me të cilët ka diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë.
Ministri Tahiri ka njoftuar ambasadorët për reformat e ndërmarra legjislative të këtij sektori, që sipas ministrit Tahiri, kanë qenë të diktuara nga tre përbërës themelorë: rekomandimet e Komisionit Evropian të shprehura në raportet e vendit; përmbushja e Agjendës së Reformave Evropiane; si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri Tahiri po ashtu ka përmendur ndryshimet e bëra nisur nga Kodi i ri Penal, reformimin e politikës së parandalimit të konfliktit të interesit përmes Ligjit të ri që rregullon këtë fushë, Pakon Kundër Korrupsionit si dhe Pakon e ligjeve të Gjyqësorit. Sipas ministrit Tahiri, ndryshime thelbësore janë bërë edhe në Draft Kodin e Procedurës Penale, ndërsa aktualisht po punohet në Projektligjin për Deklarim të Pasurisë.
“Po shqyrtojmë listën e deklaruesve, për të bërë subjekte deklarimi secilën pozitë ku ka potencial për abuzim. Jemi duke vendosur standarde të reja uniforme sa i përket të dhënave të deklaruara dhe jemi duke vendosur mekanizma të mirëfilltë të matjes së saktësisë së të dhënave të deklaruara që Agjencia do t’i ketë në dispozicion për verifikim”, ka theksuar ministri Tahiri.
Sipas njoftimit për media, Tahiri ka përmendur edhe Agjendën e përbashkët “Drejtësia 2020”, e cila sipas tij synon të adresojë pesë probleme themelore: reduktimin e backlogut; plotësimin e kapaciteteve; koordinimin ndërinstitucional; rritjen e performancës dhe përgjegjësisë së organeve të pavarura të zbatimit të ligjit; si dhe zbatimin efikas të ligjeve.
Ndonëse janë pushtete të ndara, ministri Tahiri ka theksuar se bashkëpunimi me “Drejtësia 2020” është bërë për të rritur dhe për të përmirësuar në përgjithësi sistemin e drejtësisë.
“Angazhimi i përbashkët i institucioneve të sistemit të drejtësisë në këtë agjendë është bërë mbi bazën e nevojës për një koordinim më të mirë dhe për një vetëdijesim më të madh ndër institucional për zbatimin e ligjit, gjithmonë duke ruajtur pavarësinë, pacenueshmërinë dhe individualitetin e secilit prej institucioneve të këtij sistemi”, ka theksuar ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka potencuar se përveç në këtë agjendë, do të punohet edhe në procesin e Rishikimit Funksional, për të parë nga afër problemet dhe për të gjetur zgjidhje afatgjate.
“Krahas “Drejtësia 2020” dhe agjendës legjislative, këtë vit do të punojmë shumë për të përmbyllur me sukses procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, proces i cili ka filluar tash një vit dhe ngërthen në vete procesin koordinues dhe reformues më gjithëpërfshirës në sektorin e sundimit të ligjit” ka thënë ministri Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite