LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Sundimit të Vuçiqit në Serbi po i vjen fundi

Trajkoviq: Sundimit të Vuçiqit në Serbi po i vjen fundi

Opozita serbe është duke zhvilluar betejën e përbashkët kundër regjimit të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Protesta janë organizuar gjithandej qyteteve të ndryshme të Serbisë, por edhe në veri të Kosovës, ndërsa mijëra protestues marshuan para dy ditësh edhe në Beograd, kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj opozitës dhe medieve.


Ish deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, njëherësh profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në universitetin e Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka thënë për KosovaPress se protestat janë normale për njerëzit të cilët kanë prioritet shtetin ligjor dhe lirinë.

Sipas saj, e gjithë kjo situatë e krijuar së fundi në Serbi, nënkupton fundin e sundimit të Vuçiqit.

Ajo potencoi se mafia nga veriu i Kosovës është përhapur me shpejtësi në tërë Serbinë, ku edhe sundon.

“Për fat të keq në Beograd kemi një regjim i cili ka kapur të gjitha institucionet dhe ka marr pushtetin në duart e saj. Në Serbi asnjë institucion më nuk funksionon ashtu siç duhet, andaj është normale që për njerëzit të cilët kanë prioritet shtetin ligjor dhe lirinë, të dalin dhe të protestojnë. Gjithsesi kjo do të thotë një hyrje në fundin e sundimit të Vuçiqit. Mendoj se mafia sundon në tërë Ballkanin. Por, ajo nga veriu i Kosovës është përhapur me shpejtësi dhe sundon në tërë Serbinë”, ka thënë për KosovaPress Trajkoviq.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori