Shefi i grupit parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi gjatë një interviste për Telegrafin ka folur edhe për punësimet që kanë ndodhur së fundi në Telekomin e Kosovës, në disa ndërmarrje publike dhe në agjenci të pavarura.
Sherifi u shpreh se në një nga këto punësime është aluduar edhe tek ish-anëtari i bordit të Telekomit të Kosovës, Osman Ejupi që është anëtar i NISMA, mirëpo siç tha ai, Ejupi nuk është pjesë e kësaj partie, e as nuk ka qenë ndonjëherë.
Ai tha se Nisma, Ejupin vetëm e ka mbështetur si ekspert dhe asgjë më shumë.
“Çështja e punësimeve është si ‘reflektim në teatër’, aty ku bien drita aty shihet. Po aludohet tek anëtari i bordit që ka punësuar familje, së pari kam prit shumë që Osman Ejupi të deklarohet se nuk është anëtarë i Nismës, por nuk e bëri, dhe krejt miratimet që i ka bërë nuk i ka bërë duke pyetur Nismën, e as me miratimin e Nismës. Ai person nuk ka qenë në Nisma. Nisma e ka mbështet si ekspert, meqë ai nuk e ka deklaruar po them…Edhe partitë tjerat e kanë mbështet atë person që ta mbajnë në bord”, tregoi Sherifi.
Sipas tij, edhe Naser Shala një tjetër person i përfolur në partinë e Fatmir Limaj, është djali i axhës së Haxhi Shalës, por që nuk është anëtarë i NISMA-s.
“Naser Shala i Agjencisë së Verifikimit të Pronës, nuk është i NISMA-s. Haxhi Shala e ka djalë axhës, Naser Shalën, po nuk është NISMA. Edhe unë kam familjar në parti tjera politike. Naser Shalën e kanë bërë deputet me votë veç e veç. Ai është radhitur në tre të propozuarit nga qeveria dhe ka ardhur në Kuvend, nuk është rast nepotizmi. Shala është zgjedhur nga 50 votues veç e veç”, theksoi Sherifi për Telegrafin.
Siç tha deputeti Sherifi, çdo punësim është bërë duke u bazuar në ligjin e Kosovës, dhe secili duhet të punësohet sipas meritokracisë e jo pse është anëtarë i një partie politike.
“Çdo punësim është bërë me ligj. Njerëzit që punësohen vijnë nga parti politike, por ka dallim. Të qenurit anëtar i një partie politike nuk duhet të jepen përparësi. E dimë që të qenurit anëtarë në një parti politike është një lehtësim, por është mirë që të shihen ata që punësohen a e meritojnë. Nuk mund të punësohesh nëse je në një parti politike, por duhet meritokraci”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.
Ndryshe në fillim të muajit mars, Osman Ejupi, pasi kishte punësuar katër anëtarët e familjes së tij në Telekom ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Telekomit të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!