LAJMI I FUNDIT:

Rusia brenda pesë muajve ndryshoi qëndrimin për Maqedoninë e Veriut (Foto)

Rusia brenda pesë muajve ndryshoi qëndrimin për Maqedoninë e Veriut (Foto)

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dje përmes një njoftimi informoi se Federata Ruse ka pranuar Maqedoninë e Veriut me emrin e ri kushtetues, dhe se shtetin në vazhdim do ta njeh me emrin e ri.

Vendimi i Rusisë për njohjen e Maqedonisë me emrin e ri kushtetues, vjen vetëm pesë muaj pasi deklaruan të kundërtën. Më 20 tetor të vitit të kaluar Ambasada Ruse në Shkup njoftoi se Rusia Maqedoninë e Veriut ka pranuar me emrin e saj kushtetues para 26 viteve dhe këtë qëndrim nuk do ta ndryshojë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë kryeministri Zoran Zaev ka pritur në takim ambasadorin rus Sergei Bazdnikin, i cili i dorëzoi kopje të notës së MPJ-së ruse, se Rusia ka pranuar Maqedoninë e Veriut me emrin e ri kushtetues.


Rusia pranon emrin e ri kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Rusia pranon emrin e ri kushtetues të Maqedonisë së Veriut

Siç informuan nga qeveria, në takim Zaev dhe Bazdnikin kanë konfirmuar angazhimin e të dy vendeve për ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me dialog aktiv.

Ndryshe, nënshkrimi i Marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës, e cila solli edhe tek ndryshimi i emrit të Maqedonisë, nga Rusia është vlerësuar si ndërhyrje e shteteve perëndimore.

Zyrtarisht nga Moska janë deklaruar se mbështesin një marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës, e cila do të jetë e pranueshme për të dy vendet./Telegrafi/

Qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë

Nota e MPJ-së ruse për pranimin e emrit të ri të Maqedonisë
Nota e MPJ-së ruse për pranimin e emrit të ri të Maqedonisë

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori