LAJMI I FUNDIT:

Matka e mbushur me mbeturina, fëmijët kërkojnë ambient të pastër

Matka e mbushur me mbeturina, fëmijët kërkojnë ambient të pastër

Aksion për mbledhjen e mbeturinave është mbajtur sot në Matkë. Eliza 4 vjeçare bashkë me shokët e saj, po shpërndanë doreza për t’i mbledhur mbeturinat në kanionin Matka. Ajo porositë qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kosh e jo në tokë.

“Riciklim është, kur diçka nuk i duhet dikujt dhe e hedh në kontejner, ta përdorim ne. Mbeturinat duhet të hedhen në kosh”, u shpreh Eliza.


Aksioni filloi nga ora 8 e mëngjesit, por mbeturinat nuk kishin fund. Iniciativës për të pastruar bregun e lumit Treska, iu bashkëngjitën edhe “Higjiena komunale” dhe ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime”. Shefkiu, nga “Higjiena komunale” thotë se pastrojnë shpesh në këtë zonë, por sipas tij qytetarët e pandërgjegjshëm hedhin vazhdimisht mbeturina.

“Kur e pastrojmë për dy ditë serish bëhet papastër. Duhet të ketë pastërti, ama ne nuk dimë ta mbajmë vendin pastër”, theksoi Shefki Shaqiri, NP “Higjiena Komunale”.

Ndonëse në këtë zonë nuk ka kontejnerë dhe kosha të mjaftueshme, nga ndërmarrjet “Parqe dhe Gjelbërime” dhe “Higjiena komunale” fajësojnë qytetarët për pakujdesi sa i përket pastërtisë.

“Kemi ekipe këtu dhe vazhdimisht i zbrazin kontejnerët. Do të vendosi edhe kontejner të tjerë që mos të arsyetohen qytetarët se nuk kanë ku t’i hedhin mbeturinat”, deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Abdusamed Shabani.

“Jemi duke e dhënë maksimumin dhe kemi rritje 100% të punës. Por mirëmbajtja, siç theksoi drejtori duhet të jetë e përbashkët”, u shpreh drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardian Muça.

Aksioni për pastrimin e kanionit të Matkës u organizua nga organizata joqeveritare “4SELECT”. Destinacioni i ardhshëm i kësaj organizate është fshati Shishovë dhe Gllomovë. Në këtë eveniment, që mbahet me rastin e Ditës Botërore të riciklimit edhe zyrtarisht u promovua iniciativa e TrashTag, ndërsa fëmijët dërguan mesazhe për shpëtimin e planetit Tokë. Qëllimi është që edhe qytetarët të kyçen në aksione pastrimi dhe ta ruajnë ambientin jetësor. Nga organizata 4SELECT thonë se në Maqedoni riciklohet 1% e mbeturinave./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori