LAJMI I FUNDIT:

Veseli fton përfaqësuesit e pushtetit që të ndalin punësimet politike

Veseli fton përfaqësuesit e pushtetit që të ndalin punësimet politike

Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli, sot, në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese, ka thënë se institucionet e shtetit janë servis i qytetarëve dhe që shërbimet të jenë efikase dhe të drejta, është e domosdoshme që të jenë profesionale.

Ai ka qenë i ashpër me abuzimet që kanë bërë njerëzit e pushtetshëm të cilët kanë emëruar pa merita njerëz politik në pozita të institucioneve të pavarura. Ai tha se duke e parë këtë abuzim, para katër vitesh kishe inicuar bashkë me ambasadorin britanik angazhimin e tyre në procesin e rekrutimit të pozitave të larta.

“Ky projekt ka ecur tre vite dhe ka pasur rezultate, të cilat janë për t’u evidentuar. Falënderoj edhe kompaninë angleze. Por, në çdo matje të besimit qytetar, ne shohim që ka ulje të tij, edhe në agjencionet e pavarura, edhe në ndërmarrjet publike, por për fat të keq edhe brenda vet institucioneve tona. Pra, duhet bërë më shumë, dhe këtë duhet ta bëjmë ne vet, duke qenë më përgjegjës para ligjit, para etikës dhe para qytetarëve, duke dëshmuar se mund ta ndërtojmë shtetin dhe të krijojmë besim më të madh te qytetarët tanë”, thaVeseli.


Ai ftoi të gjithë përfaqësuesit e pushtetit që të ndalin abuzimet dhe përdorimin e pushtetit për punësime politike pa meritë.

“Duhet ndalur praktika që kush ka pushtetin më afër t’i punësojë njerëzit e vet. Disa po i punësojnë nga tre-katër veta dhe nuk po mërziten fare. Këta njerëz duhet të ndalen dhe do t’i ndalim. Inkurajoj shoqërinë civile dhe mediat, por edhe bartësit e institucioneve, që të tregohen më të guximshëm dhe më të zëshëm për të ndalur njerëzit e tillë, ngase do të na e shkatërrojnë perspektivën dhe do të na ikin shumë të rinj e të reja”, tha Veseli.​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori