LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person në një kazino të Suharekës

Vritet një person në një kazino të Suharekës
Foto: Ilustrim

Një person i moshës rreth 30 vjeç është gjetur i vrarë në një kazino të Suharekës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në rrugën e Reshtanit në Suharekë është gjetur i vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth moshës 30 vjeç. Viktima është gjendur brenda objektit të një kazinoje. Sipas hetimeve të para dyshohet se është vrarë”, ka thënë Gashi për Telegrafin.


Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante për hetime të më tutjeshme.

“Në vend e ngjarjes janë të gjitha njësitet relevante të hetuesisë, prokuroria, të cilët janë duke bërë hetimet më të gjera”, tha ai. /Telegrafi/