LAJMI I FUNDIT:

Procedohen penalisht 33 persona për dhunë në protestën e opozitës, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së

Procedohen penalisht 33 persona për dhunë në protestën e opozitës, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së

Për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit, cilësuar nga policia si një tubim i jashtëligjshëm, deri më tani janë proceduar penalisht 33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç.

Sipas një njoftimi nga policia e Tiranës mes të proceduarve penalisht është gjithashtu shtetasi G.B., organizator i kësaj proteste.

Një burim policor i tha Top-Channel se ky shtetas është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.


Gjithashtu policia e Tiranës thotë se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla të ndaluara si të rrezikshme për jetën.

Procedimet e deritanishme janë ndërmarrë pas një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Të proceduarit do të përballen me akuzat për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”.

“Hetimet vijojnë për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori