E diela rezervon shumë surpriza për qytetarët e Tiranës. Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë, që do të shoqërojë qytetarët gjatë gjithë ditës.
“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të na bashkohen nesër, por edhe qytetarët nga qytetet përreth dhe të gjithë Shqipërisë, apo edhe ata që po na ndjekin nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, që e shohin Tiranën si epiqendrën e çdo gjëje ‘cool’, me art, kulturë, sport. Dita e Verës u la enkas të dielën që të kishim një ditë me diell, një ditë pushimi, ku miqtë tanë që do jenë në 50 skena të ndryshme në gjithë qytetin gjatë 24 orëve, të ishin me ne prezent. Jam shumë i lumtur që do të kemi një të diel fantastike”, u shpreh ai.
Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës duke premtuar një ditë të paharruar. Teksa e cilësoi një shfaqje të turpshme dhunën e përdorur në protestën ndaj pronës publike, ai theksoi se shumica në këtë qytet nuk e do dhunën, përkundrazi do që gjërat të shkojnë përpara.
“S’mund ta mohoj; sot patëm një ditë të shëmtuar. Fatmirësisht s’pashë asnjë qytetar nga Tirana dhe unë besoj se ata njerëz që vërtet e duan qytetin, jo vetëm që nuk këpusin një lule, por nuk përqafojnë dhunën, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë, duan që gjërat të shkojnë përpara, duan që partia kryesore të jetë familja e tyre, mirëqenie e familjes së tyre, gëzimi i fëmijëve të tyre”, tha kryebashkiaku një ditë më parë.
Kryebashkiaku tha se përtej bindjeve politike, detyra e qytetarëve në 17 mars është që të tregojnë se ky qytet nuk e pranon bullizmin. Ai shprehu bindjen se nesër do të kemi një shprehje qytetarie për të treguar se Tirana nuk i përulet dhunës.
Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive. Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme. /TCH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit