LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pensione për të gjithë të moshuarit, shtesa për fëmijën e tretë jo për të gjithë

Maqedoni, pensione për të gjithë të moshuarit, shtesa për fëmijën e tretë jo për të gjithë

LSDM dhe BDI do të takohen të hënën për të finalizuar marrëveshjen rreth reformave sociale. Siç bëhet e ditur, në marrëveshjen e deritanishme partnerët janë marr vesh që nga Ligji për pensionet të hiqet kushte “një ditë përvojë pune”, e cila sipas BDI-së bënte problem kryesisht për pensionistët shqiptar. Ndryshimet parashikojnë që pensioni t’i takojë gjithkujt që mbush mbi 65 vjet e që nuk posedon pronë nga e cila mund të sigurojë të ardhura.

“Është arritur marrëveshje e ndërsjellët që të hiqen të gjitha përkufizimet që ishte interesi më i madh i komunitetit të cilin ne e përfaqësojmë. Më nuk ka nevojë për përkufizime sikur të kenë një ditë përvojë pune në mënyrë që të kenë mundësi të marrin pensionin social”, u shpreh për mediat deputeti i BDI-së, Artan Grubi. Me propozimin e ri parashikohet që shtesa për fëmijën e tretë t’i takojë vetëm familjeve të cilat kanë të ardhura nën rrogën minimale dhe jo siç ishte deri tani për të gjithë qytetarët.

“Nuk kemi heq dorë nga shtesa për fëmijën e tretë. Në propozim-ligjet që kanë ardhur në parlament qëndron shtesa për fëmijën e tretë, por do e marrin kategoritë më të rrezikuara sociale. Vlerësoj se gjatë debatit do të gjejmë zgjidhje më të mirë”, tha Grubi. Familjet që kanë të ardhura mbi pagën minimale do të kenë mundësi të shfrytëzojnë vetëm shtesën për mbulimin e harxhimeve shkollore./koha.mk/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori