Shkollat në Maqedoninë e Veriut mbesin pa nxënës, familjet ikin në perëndim (Video)
Kjo orë mësimi në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë ishte e fundit për nxënësin e klasës së parë Milot Emini. Ai shfrytëzoi këtë orë për të mësuar edhe shkronjat e mbetura të alfabetit të gjuhës shqipe për shkak se të nesërmen po nisej drejt Gjermanisë për të filluar një jetë të re bashkë me familjen e tij. I mërzitur që po ndahej nga shkolla, mësuesja dhe shokët e klasës, Miloti tha se ata gjithmonë do të mbeten në kujtimet e tij më të bukura.
“Ku do të shkosh? Në Gjermani, te babi..Unë nuk do t’i harroj shokët kurrë, as mësuesen. Këto shokët kanë qenë shumë të mirë…kur do të vij do t’i takoj prapë. Po mërzitem pse po shkoj atje….po do të vij sërish”. theksoi Milot Emini, nxënës.
Miloti nuk është i vetmi nxënës që po largohet nga klasa e parë. Para tij, janë larguar edhe dy nxënës të tjerë, thotë mësuesja Myqereme Nevzadi.
“Kam pas 24 nxënës, tash veç kanë filluar disa të largohen. Por, vetëm në dy javët e fundit tre janë larguar …. dhe tash Milot Emini. Jam shumë e mërzitur, e shqetësuar pse më largohen nxënësit më të mirë. Kanë qenë të mirë, të disiplinuar, të shkëlqyeshëm por tash kushtet dhe rrethanat e bëjnë të veten..”, tha Myqereme Nevzadi, mësuese.
Edhe drejtori Mustafë Ebibi pranon se nga viti në vit po ulet numri i nxënësve në Kumanovë. Në shkollën “Bajrami Shabani” për pesë vite 81 nxënës më pak janë ulur në bankat shkollore. Ndërsa, vetëm këtë vit shkollor 15 nxënës do të largohen jashtë vendit, disa prej të cilëve tashmë janë larguar.
“Kjo ka qenë për ne një dhimbje shpirtërore, meqenëse edhe ashtu numri I vogël është I nxënësve të cilët regjistrohen në këtë shkollë nga fillimi I vitit shkollor. Në këtë vit shkollor ne kemi 15 nxënës që dëshirojnë të largohen nga bankat shkollore të kësaj shkolle. 9 janë larguar edhe 6 kanë bërë kërkesë që dëshirojnë të largohen në shtetet perëndimore, ky është numri I saktë që e kemi verifkuar në shkollën tonë. Faktor kryesor është gjendja ekonomike sociale e prindërve të cilët me familje shpërngulen në botën perëndimore për një jetë më të mirë”, theksoi Mustafë Ebibi, drejtor I sh.f “Bajram Shabani”.
Dukuria e tillë ka prekur edhe shumë komuna të tjera të Maqedonisë. Në Komunën e Gostivarit numri i nxënësve në ciklin fillor dhe të mesëm dukshëm është ulur në tre vitet e fundit. Siç raportojnë nga kjo komunë, në ciklin fillor numri i nxënësve është ulur për 138 nxënës, ndërsa në atë të mesëm për 559 nxënës. Pavarësisht të gjithave, Miloti ashtu sikurse edhe shumë të tillë si ai, shpreson se një ditë sërish do të kthehet në vendlindje për t’u bashkuar me familjarët dhe shoqërinë e tij./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë – zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
“I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë” – banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Sot mbahen dy protesta për vdekjen e Frosinës, 22 vjeçares e cila u aksidentua në Shkup
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos