Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se situata aktuale politike në vend po sillet rreth dy temave të mëdha për vendin, siç është taksa dhe është çështja e dialogut me Serbinë.
Limaj porositi se në dialogun me Serbinë vetëm të bashkuar si spektër politikë mund t’ia dalin me sukses.
Kryetari i Nismës në një mbledhje të Këshillit Drejtues të Degës së Nismës në Prizren, ka thënë se futja në dialog pa një orientim të qartë, pa një platformë dhe pa asnjë kushtëzim siç ka filluar në 2011, i ka bërë dëm vendit dhe pasojat e marrëveshjeve të vitit 2013 e 2015 ai ka thënë se po i vuajmë sot.
“Në procesin dialogues me Serbinë shqiptarët duhet bëhen bashkë. Ka qenë shumë i nevojshëm Delegacioni Shtetëror për Bisedime dhe miratimi i platformës për dialog. Sot si asnjëherë me parë procesi i dialogut ka përgjegjësi. Ne kemi ngritur çështjen e të zhdukurve, krimet e luftës, dhunimet seksuale të gjitha ato janë të listuara dhe të cilat duhet adresohen në marrëveshjen përfundimtare”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se në Kosovë nuk do të lejojnë asnjëherë një republikë ‘Srpska’, në Kosovë dhe themelim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Sa i përket taksës, ai ka thënë se ka ardhur si rezultat i sjelljes se Serbisë, por ka shtuar se vendimet shtetërore nuk janë individuale, por janë të përbashkëta. Limaj i ka siguruar që asnjëherë nuk do të vendoste nënshkrim ku do të dëmtohet vendi.
Sa i përket partisë të cilën ai e drejton, Limaj ka thënë se koha ka dëshmuar sa ka qenë i nevojshëm themelimi I Nismës.
“Po ju ftoj ta zhvillojmë këtë frymë politike në fshatra dhe lagje të Prizrenit. Alternativa e Nismës në Prizren po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Sot në mesin tonë, kemi shumë bashkëluftëtare dhe njerëz të dëshmuar. Ju falënderoj për krejt punën sepse të arriturat janë të përbashkëta”, ka thënë Limaj të premten në Prizren.
Kryetari i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se Nisma ka pasur aktivitete të shumta në Prizren. Ai tha se fryma e Nismës po përhapet në çdo cep të Prizrenit. Deputeti Berisha ka thënë se besimi në Nismën po rritet cdo ditë e më shumë nga qytetarët e Prizrenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale