Australiani Bred Tarrant, 28-vjeç, i cili në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re vrau të paktën 49 persona, dikur ka punuar si trajner personal.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ai ka punuar në palestrën “Big River Gym” në New South Wales të Australisë. E menaxherja e palestrës, Tracy Gray, ka arritur ta identifikojë Tarrantin nga pamjet e publikuara dhe ka konfirmuar se ka punuar me të nga viti 2009 deri më 2011, transmeton Telegrafi.
“Ka qenë shumë i përkushtuar në punën që e bënte. Ka punuar pa pagesë me fëmijë. Nuk e di çfarë i ka ndodhur, ndoshta gjatë udhëtimit diçka i ka ndryshuar në kokë”, ka deklaruar Gray, duke aluduar në shumë udhëtime që i kishte realizuar Tarrant gjatë viteve të fundit.
Ai kishte vizituar Korenë e Veriut ku ishte fotografuar me një grup turistësh para një busti. Sipas mediave ndërkombëtare, ai kishte qenë edhe në Pakistan.
Sipas Gray, babai i autorit të masakrës kishte ndërruar jetë pasi kishte humbur betejën me sëmundjen e kancerit, kurse motra dhe e ëma jetojnë në Australi.
“Mendoj se babai i kishte mbjellë dashurinë për ushtrimet në palestër. Ai ka ushtruar shumë, mund të them madje tepër. Ka pasur dëshirë të bëjë një jetë të shëndetshme. Nuk po mund ta besoj se personin me të cilin kam bashkëpunuar mund të jetë në gjendje të bëjë diçka të tillë”, ka shtuar ajo.
Siç raporton Daily Mail, babai i Tarrant ishte atlet që kishte marrë pjesë në mbi 75 gara të ndryshme.
Kujtojmë se Tarrant i veshur me rroba brenda veturës që e ngiste kishte thënë “le të fillojë ahengu”. E rrugën për në xhami dhe masakrën e ka transmetuar live në Facebook. Ai ka qëlluar çdo person që i ka dalë përpara. Madje i ka ndërruar 7 karikatorë, dhe në një moment kishte shkuar te vetura për të marrë armë tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Vendndodhjet ikonike të Los Angeles të prekura nga zjarret
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025