LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa për hyrje dhe dalje nga shteti

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa për hyrje dhe dalje nga shteti

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë bëhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Ata apelojnë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/