Kryeministri Scott Morrison ka konfirmuar se një australian u arrestua në Zelandën e Re, i cili është i dyshuar se kreu sulmet në dy xhami në qytetin Christchurch, ku humbën jetën deri më tani 40 persona dhe 48 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.
“Autoritetet australiane janë të përfshira dhe ata do të vazhdojnë me hetimin e tyre,” tha ai.
I arrestuari është Brenton Tarrant, 28 vjeçar i cili ka lindur në Australi. Mirëpo ai nuk e ka identifikuar vetën si australian edhe pse ka lindur këtu.
Ai gjatë gjithë kohës ka postuar live videot e sulmit në llogarinë e vetë personale në Facebook.
Në 74 faqe të dosjes së tij që tregonte arsyet e sulmit, ai e përshkroi vetën “thjesht si një burrë i zakonshëm, 28 vjeçar i lindur më Australi.”
“Origjina e gjuhës time është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja gjaku im është evropian”, shkroi ai, shkruan gazeta ” The Sydney morning herald”, transmeton Telegrafi.
Në dosje, ai i referohej përdhunimeve të tmerrshme Skaf në Sidney në vitin 2000. Por manifestimi i tij sugjeroi se ishte i preokupuar me përdhunimet që kishin ndodhur në Angli dhe më së fundi në Gjermani nga jo-evropianët.
Në veçanti, ai referoi shfrytëzimin seksual të rreth 1400 fëmijëve në qytetin verior të Rotherham në fund të viteve 1980, 1990 dhe 2000, kryesisht nga burrat britanik-pakistanezë.
Ai gjithashtu në këtë dosje përfshiu edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe, siç ishte Millosh Obiliq, i cili kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 kundër Perandorisë Osmane në pushtim, superfuqisë islame të asaj dite, të cilin thuhet se kishin vrarë osmanët.
Tarrant iu referua princit serb Lazar Hrebeljanoviç, të cilin e ka shërbyer Obiliqi dhe i cili u vra në Betejën e Kosovës.
Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione që Tarrant posedonte ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje.
Muzika të cilën ai po e dëgjonte në makinë në sfondin e videos së sulmit ishte në gjuhën serbe dhe një në gjermanisht. Këngë serbe i referohen “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, një kriminel i dënuar lufte dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze