LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje të sulmeve në dy xhami në Zelandën e Re ku deri më tani 40 persona humbën jetën (Foto)

Publikohen pamje të sulmeve në dy xhami në Zelandën e Re ku deri më tani 40 persona humbën jetën (Foto)

Dy sulme kanë ndodhur sot në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku deri më tani sipas mediave ndërkombëtare 40 persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë po trajtohen në spitalin e këtij qyteti.

Sulmet në dy xhami në Zelandë të Re, 48 pacientë po trajtohen në spital
Lexo po ashtu Sulmet në dy xhami në Zelandë të Re, 48 pacientë po trajtohen në spital

Sipas mediave sulmi i parë ndodhi në xhaminë “Al Noor”, e cila është e vendosur në qendër të qytetit Christchurch. Dëshmitarët atje treguan se kishin parë njerëz të gjakosur jashtë ndërtesës.


Njëri nga ta i tha Televizionit të Zelandës së Re se e kishte parë një njeri të armatosur tek qëllonte njerëzit direkt në gjoks.

Sulmuesi thuhet se vuri në shënjestër dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave, shkruan BCC, transmeton Telegrafi.

Dyzetë persona të vdekur nga sulmet në dy xhami në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Dyzetë persona të vdekur nga sulmet në dy xhami në Zelandën e Re

Kurse sulmi i dytë ndodhi në xhaminë “Linwood”. Komisionari i policisë Mike Bush tha se ka viktima të shumta që janë regjistruar në të dyja rastet.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.

Ndërkaq në rrjetin social Twitter kanë qarkulluar pamje të momentit të sulmit, ku shihet personi i armatosur duke hyrë në xhami.

Policia raportohet se ka arrestuar katër persona, duke përfshirë edhe një grua si e dyshuar se ka ndihmuar sulmuesin gjersa shkollat dhe të gjitha xhamitë janë mbyllur Zelandën e Re. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth Sulmit në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sulmit në Zelandën e Re