LAJMI I FUNDIT:

Barnier, pas “shtyrjes” së Brexit: Pakti është aty! Dalja pa marrëveshje, pasoja të rënda

Barnier, pas “shtyrjes” së Brexit: Pakti është aty! Dalja pa marrëveshje, pasoja të rënda

Pas rezultatit aspak të pritshëm nga ana e Bashkimit Europian, të votimeve gati treditore në Parlamentin britanik mbi çështjen jetike të “Brexit”-it kur kanë mbetur dy javë nga afati i përcaktuar për shkëputjen e ishullit nga blloku, ka reaguar edhe kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

“Nëse Britania e Madhe dëshiron ende të largohet nga Bashkimi Europian dhe kërkon të shkëputet në një mënyrë të rregullt siç na ka thënë kryeministrja neve, atëherë ky traktat (i referohet planit të rakorduar) kështu siç është, i cili organizon shkëputjen e rregullt, ky traktat është i vetmi opsion i mundshëm dhe i disponueshëm”, është shprehur Barnier.

Tashmë “topi” është në fushën e Bashkimit Europian, teksa vendet anëtare duhet të miratojnë në unanimitet kërkesën për shtyrjen e afateve të “Brexit”-it me ishullin përtej 29 marsit, në mënyrë që të mundësohet rinegociimi i marrëveshjes, por një gjë të tillë, BE-ja duket e vendosur të mos e ofrojë.


“Nëse duam të jemi të qartë dhe të përgjegjshëm, ne duhet të përgatitemi edhe për opsionin e ashtuquajtur pa marrëveshje, sepse data e zgjedhur prej Theresa Mayt për të lënë Bashkimin Europian më 29 mars është ende në fuqi. E di edhe mundësinë e një shtyrjeje të mundshme që Britania mund të na e kërkojë, është pikërisht një nga ato që u votuan sot në Dhomën e Komunëve, por për këtë çështje nuk kam koment”, tha ai, duke lënë të nënkuptohet se nuk ekziston një opsion i dytë nga ana e BE-së.

Në fund, Michel Barnier përsërit edhe njëherë vullnetin e BE-së dhe seriozitetin e situatës, përcjell tch.

“Situata po bëhet shumë serioze dhe duhet të përgatitemi edhe për opsionin që ne nuk do të dëshironim ta konsideronim, për të cilin unë nuk kam punuar kurrë. Kjo, sepse unë kam punuar për arritjen e një marrëveshjeje. Opsioni që po përmend është dështimi i negociatave dhe një dalje pa marrëveshje, e cila do të ketë shumë pasoja”, paralajmëroi Barnier.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori