LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Është koha të shohim rezultate konkrete në gjyqësor

Zhbogar: Është koha të shohim rezultate konkrete në gjyqësor

Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, pas takimit të sotëm me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, tha se është koha që të shihen rezultate konkrete në fushën e gjyqësorit.

Ai theksoi se përgjegjës për rezultatet në gjyqësor janë gjykatësit dhe prokurorët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në fund të ditës edhe krahas të gjitha diskutimeve ne vijmë deri në sundimin e të drejtës për shkak të asaj se edhe kjo ka ndikim ndaj ekonomisë. I pamë përpjekjet të cilat i bën qeveria, parlamenti dhe institucione të tjera për miratimin e ligjeve edhe për rregullimin e gjyqësorit, megjithatë tash është koha të shohim ndryshimin konkret në gjyqësor, ndërsa për këtë përgjegjës janë gjykatësit dhe prokurorët të cilët punojnë në këto raste”.

“Investitorët e huaj, gjithashtu, janë segment shumë i rëndësishëm i ekonomisë dhe ato për funksionimin e tyre kërkojnë siguri të cilën mund t’ia ofrojnë gjykatat dhe sistemi ligjvënës vendimet e të cilit do të bazohen në ligjet”, tha Zhbogar.

Në takim është vlerësuar se proceset për bashkëpunim të gjashtë vendeve të rajonit e cila do të përfaqësojë bazë për integrimin në BE janë në fazën e progresit.

Ai shtoi se vlerësohen përpjekjet e odave për projektet të cilat zbatohen me mbështetjen e bashkëpunimit rajonal dhe për mënjanimin e pengesave dhe problemeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori