LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Sigurimeve dhe MPB-ja, synojnë uljen e numrit të veturave të paregjistruara

Shoqata e Sigurimeve dhe MPB-ja, synojnë uljen e numrit të veturave të paregjistruara

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ku ka diskutuar për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta për uljen e automjeteve të paregjistruara.

“Në ditët në vijim, do të organizojmë një tryeze me pjesëmarrës nga institucionet kompetente ku do të diskutohen veprimet e deritanishme në uljen e numrit të mjeteve të paregjistruara në qarkullim rrugor dhe ato që do të merren më tutje në vazhdim, përfshire edhe iniciativat për përmirësimin e rregullatives ligjore në këtë drejtim”, është bërë e ditur në njoftimin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. /Telegrafi/