LAJMI I FUNDIT:

​Faton Topalli zgjidhet kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

​Faton Topalli zgjidhet kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku me këtë rast është zgjedhur kryetari i këtij komisioni.

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, do të jetë tash e tutje kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, deri më tash ka udhëhequr komisionin pas dorëheqjes së kryetares Donika Kadaj Bujupi.


Tashmë kryetari i Komisionit Faton Topalli, ka thënë se do të punojë me përkushtim.

“Në këtë komision jemi të barabartë dhe ju falënderoj për punën e bërë deri më tani. Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë. Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Kalo në kategori