Çdo natë përdor dritat e restorantit për të studiuar, pasi aty ku jeton nuk ka elektricitet. Por kjo nuk e shkurajon aspak!
Pabarazitë që ekzistojnë në botën ku jetojmë janë të pabesueshme!
Ndërkohë që disa njerëz kanë gjithçka duan, të tjerë përpiqen të mbijetojnë dhe bëjnë ç’të munden, duke u përballur me një ‘beteje’ të përditshme, në të cilën duhet të përballojnë urinë, mungesën e një banese, familjen dhe kushtet minimale të dinjitetit për të mbërritur në një ditë të re.
Fatkeqësisht, shumë fëmijë jetojnë në kushte të tmerrshme dhe nuk kanë strukturën e nevojshme për t’u rritur të shëndetshëm dhe të lumtur.
Përveç dëmit emocional të jetës në këtë mënyrë, përballen edhe me një tjetër problem të madh: mungesën e kushteve për edukim dhe shkollim.
Në një realitet të jetës, ku ushqimi është diçka e rrallë, librat dhe fletoret kthehen në një luks të madh.
E megjithatë, edhe në këto kushte mund të gjesh shembuj të shpresës dhe dedikimit: njerëz që, edhe pse të vegjël në moshë, janë të gatshëm të transformojnë ‘botën e tyre’!
Ky është mesazhi i madh që një fëmijë filipinas i transmeton botës pasi u fotografua në një moment shumë të veçantë.
Një studente filipineze, e quajtur Joyce Torrefranca ka realizuar një foto shumë prekëse.
Fotoja tregon një fëmijë të pastrehë, i gjunjëzuar mbi dysheme me një lapës në dorë, një libër të hapur dhe një tryezë të improvizuar.
Fëmija bënte detyrat e shkollës dhe përdorte dritat restorantit të McDonald’s për të parë.
Historia e familjes është shumë e trishtueshme:
Shtëpia e tyre u shkatërrua tërësisht gjatë një zjarri dhe jetonin në një dyqan, ku punonte e ëma. Ajo, vejushë, kujdeset për djalin dhe për një tjetër fëmijë, i cili është i sëmurë.
Gjithnjë përballë këtij realiteti, fëmija ka vazhduar të vlerësojë mësimet dhe ka vënë në lëvizje shumë student që kanë parë këtë skenë.
Ka njerëz që kanë të gjitha mundësitë për studim, por shpesh nuk vlerësojnë këtë mundësi që u është dhënë.
Fëmija quhet Daniel Cabrera dhe është 9 vjeç. Çdo natë ai përdor dritat e restorantit për të studiuar, pasi aty ku jeton nuk ka elektricitet. E megjithatë, kjo nuk e shkurajon aspak:
“Pavarësisht situatës sime, jam i vendosur të përfundojë studimet e mia dhe të jem në gjendje të ndihmoj familjen time”, ka thënë Daniel për CBN News.
Një nga mësueset e djalit, Rosalina Detuya, nënvizon inteligjencën e tij: “Daniel ëstë një fëmijë i lumtur. Është edhe inteligjent dhe merr pjesë dhe përgjigjet gjatë bisedave në klasë, është shumë aktiv në mësim!”
Kur fati merr kthesë:
Realiteti familjar nisi të ndryshojë pasi fotoja e realizuar nga studentja Joyce, u publikua në Facebook.
Kështu, u mblodhën shumë donacione, ku përfshiheshin një bankë ku djali të mësonte, një uniform shkolle dhe këpucë. Mbi të gjitha, tani aid he familja e tij jetojnë në një shtëpi të tyren, qiranë e së cilës e paguan një prift i rajonit të vogël.
Nëna kujton momentet e vështirësive që u janë dashur të përballojnë:
“Ndonjëherë i thoja të rrinte në shtëpi sepse nuk kisha para që ai të hante drekën në shkollë, por ai nuk donte, pasi mësuesja i kishte thënë se mund të qëndronte”, rrëfen gruaja.
Për fat të mirë, tani jetojnë më mirë dhe Daniel mund të ushqejë ende ëndrrën për të qenë një polic.
Shpresojmë që ai të arrijë të realizojë ëndrrën e tij dhe të jetë në gjendje të ndihmojë të ëmën.
Ky fëmijë është një shembull për t’i treguar botës se nuk mund të heqim dorë nga dija, studimet, pasi kjo mund të transformojë vërtet jetët tona./oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët