Modelet e prezantuara, tejkaluan standardet që kërkon panairi i Gjenevës
Të gjithë prodhuesit e super-veturave, e dinë mirë që për të prezantuar modelin e ri, Geneva Motor Show është një aktiviteti i duhur, transmeton Telegrafi. Edicioni i këtij viti, jo vetëm se ishte i fokusuar në makinat elektrike, por disa prej të cilave mund të arrijnë edhe shpejtësinë më të lartë. Megjithatë, nuk ka pasur mundësi të mungonin super-veturat, disa prej të cilave po konsiderohen si më të mirat dhe të kompletuara.
Ferrari F8 Tributo
Nuk mund të mos fillojmë me F8 Tributo, zëvendësin e 488 GTB. Sa herë që Ferrari prezanton diçka, duhet të bëhet e madhe dhe F8 Tributo nuk bëri përjashtim. Ky evolucion i fundit i 488, ka huazuar motorin fuqishëm nga Pista që prodhon 720 kuaj fuqi. Bashkë me aerodinamikën e përmirësuar, Ferrari F8 Tributo, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 2.9 sekonda.
Lamborghini Huracan Evo Spider
Në panairin e Gjenevës, Lamborghini është prezantuar me dy modele. Që të dyja thuhet se kanë çmime të përballueshme, derisa Huracan Evo Spider, ka sistem të veçantë pezullimi dhe enterier të avancuar. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 3.1 sekonda, me ndihmën e motorit 5.2 V10 që prodhon 640 kuaj fuqi.
Lamborghini Aventador SJV Roadster
Mund t’i ketë disa vite, por Aventador SJV Roadster vazhdon të na befasojë. Ky model është edicion special, që do të jetë në dispozicion në vetëm 800 njësi. Fuqinë e merr prej motorit me 6.5 litra V12, që i mundëson të prodhojë 770 kuaj fuqi, andaj për 2.9 sekonda mund ta zë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë.
Aston Martin Vanquish Vision Concept
Lamborghini nuk është i vetmi prodhues, që në Geneva Motor Show u paraqit me dy super-makina, pasi edhe Aston Martin shfaqi dy modele, koncepte me motor në mes. Koncepti i Vanquish Vision, është aq i fuqishëm dhe pritet të rivalizojë me Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S. Megjithëse është ende vetëm koncept, Aston Martin pretendon se do ta sjellë si hibrid gjatë vitit që vjen.
Aston Martin AM-RB 003
Pas prezantimit të Vanquish, prodhuesi britanik vazhdoi i shtoi linjës së prodhimit edhe AM-RB 003. Ky model do të jetë shumë më i përshtatshëm për rrugë se sa Valkyrie, ndërsa pritet të ketë një motor V8 Hibrid. Vetëm 500 njësi, do të prodhohen dhe lansohet gjatë vitit 2021.
Ginetta Akula
Në Geneva Motor Show, nuk ishin vetëm prodhuesit e mëdhenj, pasi u gjet hapësirë edhe për përpunuesit që nuk janë të popullarizuar. Ginetta është një prodhues i vogël britanik, që e prezantoi super-makinën Akula, që në gjuhën ruse do të nënkuptonte peshkaqen. Motori V8 prodhon 575 kuaj fuqi, ndërsa e gjithë vetura peshon rreth 900 kilogramë, megjithatë nuk ka fuqi të madhe. Janë planifikuar të prodhohen vetëm 20 Ginetta Akula, 12 prej të cilave tashmë janë shitur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura
Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Mercedes-Benz po përgatitet të bashkojë AMG, Maybach dhe G-Class në një grup të ri biznesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?