Çka dimë më shumë për Podgoricën përveç faktit që është kryeqyteti i Malit të Zi? Më të vjetrit e dinë se në kohë të Jugosllavisë komuniste, kryeqyteti i sotëm i Malit të Zi quhej Titograd (“Qyteti i Titos”), emërtim që e mbajti deri në vitin 1992.
Për specialistët e historisë së vjetër, hapësira e Podgoricës ishte trualli i qyteteve ilire Birziminium dhe Doklea (prej nga mori emrin edhe fisi i dokleatëve). Në motet më të reja, Podgorica në vitin 1864 ishte një kaza e Vilajetit të Shkodrës, kurse me vendim të Kongresit të Berlinit, në kundërshtim me vullnetin e banorëve të qytezës, u bë pjesë e Mbretërisë së Malit të Zi.
Për një udhëtar që vinte nga Cetinja, Podgorica ishte qyteti i parë që zbardhonte me veshjet tipike shqiptare.
“Nga Cetina ne shkuam në Podgoricë ku për herë të parë pashë shqiptarët. Podgorica buiste prej tyre, të gjithë në petkat e tyre kombëtare, meqenëse Mali i Zi ende nuk kishte filluar shtypjen e kësaj”, shkruan udhëtarja e pasionuar britanike Edith Durham.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në memorandumet që i telegrafonte Fuqive të Mëdha përmendte shpesh edhe padrejtësinë e Podgoricës.
Në vitin 1880, banorët e kësaj qyteze përmes një memorandumi zëronin kundërshtimin e tyre për të pranuar zgjedhën e Cetinës. Është befasuese se malazezët në këtë kohë mund të numëroheshin me gishta.
“Banorët e Ulqinit kundërshtuan rreptë cedimin, siç bënë edhe ata të Podgoricës, e cila në vitin 1880 kishte vetëm tridhjetë banorë malazezë”, tregon Miranda Vickers, një njohëse e denjë e historisë shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
137 vite më vonë, raporti demografik në Podgoricë ka ndryshuar kryekreje.
Në qytetin që dikur zbardhonte prej larg nga plisat e shqiptarëve, shqipja sot është thuajse pranë shuarjes së plotë. Sipas shënimeve të regjistrimit të vitit 2011, nga 150,977 banorë sa jetojnë brenda në qytet (pa numëruar komunat periferike të Tuzit dhe Golubovcit), vetëm 1404 janë deklaruar shqiptarë ose rreth një për qind e popullatës së përgjithshme. /Marrë nga: Xhildinhoz Media/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A