LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Nuk e pranojmë bashkimin e pjesërishëm të Luginës me Kosovën (Video)

Arifi: Nuk e pranojmë bashkimin e pjesërishëm të Luginës me Kosovën (Video)
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se qëndrimi i tij në raport me ndryshimin e kufijve të Kosovës është realist.

Arifi, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se shqiptarët në Preshevë i kanë definuar kërkesat minimaliste dhe maksimaliste ndaj Kosovës.

“Kërkesa jonë minimaliste është reciprociteti. Pra atë që kanë serbët në Kosovë ta kenë edhe shqiptarët në Liginën e Preshevës. Kërkesa jonë maksimale është bashkangjitja e Luginës së Preshevës shtetit të Kosovës”.


Kryetari i Komunës së Preshevës ka thënë se megjithatë bashkimi me Kosovën duhet t’i plotësojë disa kushte në mënyrë që të mos dëmtohet Republika e Kosovës.

“Bashkangjitja mund të ndodhë nëse nuk cenohet tërësia e Luginës së Preshevës. Nëse shkojmë të gjithë me Kosovën është e pranueshme. Nëse një pjesë e popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës mbetet në Serbi, nuk jemi për bashkim me Kosovën”.

“…Jemi për bashkim me Kosovën nëse nuk bëhen shkëmbime territoresh, ndryshe nuk pranojmë bashkimin me Kosovën. Jemi po ashtu për bashkim me Kosovën nëse nuk cenojmë miqësinë me ndërkombëtarët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Arifi ka thënë se ai dhe subjekti i tij politik ka qenë realist që nga fillimi në raportet Kosovë-Serbi.

“Ne jemi nisur nga ajo çfarë është e mundshme të realizohet”, tha  Arifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori