LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Vrasja në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

(E plotësuar) Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se i dyshuari A. Gj., është arrestuar nga ana e policisë.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryeprokurori Ali Selimaj, nga vendi i ngjarjes.

Për një lajm të tillë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.


“Ju njoftojmë se Policia në Gjakovë ka arritur të arrestoj personin e dyshuar e po ashtu ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

————————————————————————–

Detaje nga vrasja në Gjakovë, tregohet edhe motivi

Prokuroria Themelore në Gjakovë, iu njofton që sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

Sipas një njoftimi, i dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

“I dyshuari është në kërkim dhe ende nuk është kapur nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Stacionin Policor në Gjakovë ka ardhur informata për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës, pas së cilës patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes.

“Nga vendi i ngjarjes, patrullat policore raportojnë së një i dyshuar (i njohur për policinë) ka shtënë me armë automatike në drejtim të dy meshkujve”.

“Po ashtu në ora 18:45 Emergjenca e Spitalit Rajonal ,,Isa Grezda“ në Gjakovë ka njoftuar se kanë pranuar dy persona të plagosur dhe se njëri prej tyre ishte pa shenja jete”.

“Besohet se dhe i dyshuari edhe viktimat janë nga po i njëjti fshat. Njësitet policore janë duke kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

————————————————————————–

Një i vrarë dhe një i plagosur në një fshat të Gjakovës

Nga një konflikt i armatosur në një fshat të Gjakovës, një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj.

“Krejt çfarë mund të them për momentin është se kemi një të vrarë dhe një të plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës”, ka thënë Podrimaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori